• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Hyjnë në fuqi udhëzimet dhe tarifat e reja për përmbaruesit privatë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Hyjnë në fuqi udhëzimet dhe tarifat e reja për përmbaruesit privatë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Hyjnë në fuqi tarifat e reja për përmbaruesit privatë. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar tre udhëzimet e Ministrisë së Drejtësisë, që përcaktojnë nivelin e tarifave të veprimtarisë dytësorë të përmbaruesve privatë.

Në udhëzimin për tarifat për kryerjen e njoftimit të dokumenteve zyrtare vlera e tarifës varion nga 5,000 lekë kur njoftimi në adresën e deklaruar deri në vlerën e 10,000 lekëve për adresë të deklaruar në rrethe, duke përfshirë edhe parapagimin për shpenzimet e udhëtimit. Bëhet fjalë për kryerjen e njoftimit të akteve gjyqësore dhe dokumenteve zyrtare, me kërkesë të gjykatës apo kryerjes së njoftimit të dokumenteve zyrtare, me kërkesë të personave fizikë dhe juridikë, publikë ose privatë.



Udhëzimi “Për caktimin e tarifave të veprimtarisë dytësore të përmbaruesit gjyqësor privat për shitjen e sendeve në ankand publik”, përcakton tarifat për shitjen e sendeve në ankand, si ato të çmueshme, sendet e paluajtshme.

Tarifa për kryerjen e shitjes së sendit në ankand publik varion nga 5,000 lekë deri në 10% të vlerës së sendeve të çmueshme.

Ndërsa në udhëzimin “për caktimin e tarifave të veprimtarisë dytësore të përmbaruesit gjyqësor privat për kryerjen e konstatimeve të fakteve, sendeve dhe dukurive lehtësisht të verifikueshme, që nuk kërkojnë njohuri specifike teknike, sipas legjislacionit në fuqi variojnë tarifa nga 10,000 lekë për fakte të cilat pasqyrojnë dëmet e ardhura si pasojë e tërmeteve, zjarreve apo përmbytjeve. Ndërsa tarifa më e lartë në vlerën e 50,000 lekëve për konstatimet në lidhje me cenimin e personalitetit apo dhe sigurisë ushqimore.

Tarifat për njoftimin e dokumenteve zyrtare

Për kryerjen e njoftimit të dokumenteve zyrtare, me kërkesë të personave fizikë dhe juridikë privatë, vlera e tarifës përllogaritet, si më poshtë:

  1. a) kur nuk kryhet njoftimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e saktë, tarifa është 5,000 lekë;
  2. b) kur nuk kryhet njoftimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e pasaktë, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës prej 7,000 lekësh dhe vlerës së tarifës për konstatimin e adresës, të parashikuar në udhëzimin në fuqi të ministrit të Drejtësisë;
  3. c) kur njoftimi kryhet në adresën e deklaruar në një qytet tjetër, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej vlerës 10,000 lekësh dhe vlerës së parapaguar të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit;

ç) kur njoftimi kryhet në adresën e padeklaruar në një qytet tjetër, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës së gjysmës së pagës minimale në shkallë vendi, vlerës së parapaguar të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit, si dhe tarifës për konstatimin e adresës, të parashikuar në udhëzimin e ministrit të Drejtësisë.

Për kryerjen e njoftimit të dokumenteve zyrtare, me kërkesë të personave juridikë publikë, vlera e tarifës përllogaritet, si më poshtë:

  1. a) kur nuk kryhet komunikimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e saktë, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës së gjysmës së pagës minimale në shkallë vendi dhe vlerës së parapaguar të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit;
  2. b) kur nuk kryhet komunikimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e pasaktë, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës së një page minimale në shkallë vendi dhe tarifës për konstatimin e adresës, të parashikuar në udhëzimin në fuqi të ministrit të Drejtësisë;
  3. c) kur njoftimi kryhet në një njësi administrative tjetër të një qarku tjetër, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës së tarifës të përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike dhe vlerës së parapaguar të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit.

Për kryerjen e njoftimit të akteve gjyqësore, vlera e tarifës përllogaritet, si më poshtë:

  1. a) kur nuk kryhet njoftimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e saktë, tarifa është 5,000 lekë;
  2. b) kur nuk kryhet komunikimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e pasaktë, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës prej 7,000 lekësh dhe tarifës për konstatimin e adresës, të parashikuar në udhëzimin në fuqi të ministrit të Drejtësisë;
  3. c) në një njësi administrative tjetër/të ndryshme të një qarku tjetër, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës së tarifës të përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike dhe vlerës së parapaguar të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimet.

Për efekt të llogaritjes së tarifës të përcaktuar në pikat 2 deri 4 të këtij kreu, vlera e shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit nuk mund të jetë më e ulët se: a) 9,000 lekë, për distancën që varion nga 50 km deri në 100 km; b) 18,000 lekë, për distancën që varion nga 100 km deri në 150 km; c) 20,000 lekë, për distancën që varion nga 150 km deri në 200 km; ç) 22,000 lekë, për distancën që varion nga 200 km deri në 300 km; d) masa e një page minimale në shkallë vendi, për distanca mbi 300 km.

Tarifat për shitjen e sendeve në ankand

-Llojet e sendeve që i nënshtrohen tarifave të shërbimit për zhvillimin e ankandit: a) sendet e çmueshme në pronësi të të interesuarit; b) sendet e paluajtshme në pronësi të të interesuarit ose në bashkëpronësi të tij; c) sendet e luajtshme në pronësi të të interesuarit, që nuk përjashtohen nga qarkullimi civil.

-Tarifa për kryerjen e shitjes së sendit në ankand publik përbëhet nga: a) tarifa e aplikimit në shumën 5,000 lekë; b) tarifa e zhvillimit të procedurës së ankandit, që mbulon publikimin e kërkesës në faqen elektronike të zhvillimit të ankandeve, kostot dhe shërbimin e përmbaruesit në shumën e 3 pagave minimale mujore; c) tarifa mbi vlerën e shitjes së sendit në ankand, që përcaktohet në varësi të sendit, si më poshtë: i. për sendet e paluajtshme në pronësi të të interesuarit, në masën e 3% të vlerës së shitjes së sendit; ii. për sendet e çmueshme në pronësi të të interesuarit, në masën 10% të vlerës së shitjes së sendit; iii. për sendet e luajtshme në pronësi të të interesuarit, që nuk përjashtohen nga qarkullimi civil, në masën e 5% të vlerës së shitjes së sendit.

Tarifa e shërbimit të kryerjes së konstatimeve të fakteve, sendeve dhe dukurive

  1. Tarifa e shërbimit të konstatimit të fakteve, sendeve dhe dukurive lehtësisht të verifikueshme, që nuk kërkojnë njohuri specifike teknike, sipas legjislacionit në fuqi, është pagesa që kryhet nga pala e interesuar për të mundësuar marrjen e këtij shërbimi ligjor nga përmbaruesi gjyqësor privat.
  2. Vlera e tarifës për konstatimet sipas pikës 2 të kreut III, përllogaritet si më poshtë: a) për fakte të cilat pasqyrojnë dëmet e ardhura si pasojë e tërmeteve, zjarreve apo përmbytjeve në pasurinë e palës së interesuar, vlera e tarifës së shërbimit është në masën e 10,000 lekëve b) për konstatimin e fakteve që lidhen me përdorimin e emrit të palës së interesuar nga një person tjetër, vlera e tarifës së shërbimit është në masën e 5,000 lekëve; c) për konstatimin e adresës, vendbanimit ose vendqëndrimit të palës së interesuar, vlera e tarifës së shërbimit është në masën e 5,000 lekëve; ç) për konstatimet sipas shkronjave “ç”, “d”, “dh” dhe “e” të pikës 2 të kreut III, vlera e tarifës së shërbimit është në masën e pagës bazë minimale mujore; d) për konstatimet në lidhje me cenimin e nderit, personalitetit ose reputacionit të palës së interesuar, vlera e tarifës së shërbimit është në masën e 50,000 lekëve; dh) për konstatimet e vendeve dhe të mjeteve të personit të dëmtuar me qëllim mbrojtjen e të drejtave ndaj shoqërive të sigurimit, vlera e tarifës së shërbimit është në masën 50,000 lekëve; e) për konstatimet në lidhje me respektimin e kushteve të sigurisë, vlera e tarifës së shërbimit është në masën e 50,000 lekëve; për konstatimet në lidhje me produktet që i ofrohet konsumatorit, vlera e tarifës është në masën e 10,000 lekëve; f) për konstatime në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj palës së interesuar, vlera e tarifës është në masën e 10, 000 lekëve; g) për konstatime në lidhje me respektimin e të drejtës së ekskluzivitetit, vlera e tarifës është në masën e 20,000 lekëve; gj) për konstatimet në lidhje me publikimet të pavërteta ndaj palës së interesuar, vlera e tarifës është në masën e 20,000 lekëve; h) për konstatimet e dorëzimit të pasurisë së paluajtshme, në bazë të kontratës së porosisë, sipërmarrjes apo shitjes, vlera e tarifës është në masën e 50,000 lekëve; i) për konstatimet e mospërmbushjes së detyrimit të takimit të fëmijës me prindin, vlera e tarifës është në masën e 5,000 lekëve; j) për konstatimet në internet dhe rrjete sociale që ndërveprojnë me njëra-tjetrën në platformat e internetit, vlera e tarifës është në masën e 10,000 lekëve. k) për konstatimet mbi pajisjet, aparatet elektronike të identifikuara në pronësi të punëdhënësit nga prodhuesi ose mjeteve të tjera teknologjike që ruhen ose lidhen me sistemin e informacionit profesional të punëdhënësit, vlera e tarifës është në masën e 10,000 lekëve. l) për konstatimet lidhur me ndotjet nga zhurmat dhe lloje të ndryshme të ndotjes, vlera e tarifës është në masën e 10,000 lekëve. 3. Vlera e tarifave të shërbimit për konstatimet e përmendura në shkronjat “b” deri “l”, si më sipër, zbatohen vetëm nëse koha e përdorur nga përmbaruesi nuk e tejkalon 1 orë pune dhe rritet progresivisht në të njëjtën masë për çdo orë shtesë, derisa shërbimi i kërkuar nga pala kërkuese të përmbushet nga përmbaruesi.
  3. Kur konstatimet kryhen në një qytet tjetër, sipas kërkesës së palës së interesuar, tarifës së konstatimit, sipas pikës 2 të këtij kreu, i shtohet edhe vlera e parapaguar e shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit. Vlera e shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit nuk mund të jetë më e ulët, se: a) 9,000 lekë, për distancën që varion nga 50 km deri në 100 km; b) 18,000 lekë, për distancën që varion nga 100 km deri në 150 km; c) 27,000 lekë, për distancën që varion nga 150 km deri në 200 km; ç) 36,000 lekë, për distancën që varion nga 200 km deri në 250 km; d) 45,000 lekë, për distancën që varion nga 250 km deri në 300 km; dh) 54,000 lekë, për distanca mbi 300 km.

 

Pas

Ekspertët analizojnë fundosjen e euros: Po ndikon fushata dhe burimet informale

Para

Problemet e biznesit, qeveria ulet me prodhuesit për gjetjen e zgjidhjeve

Para
Problemet e biznesit, qeveria ulet me prodhuesit për gjetjen e zgjidhjeve

Problemet e biznesit, qeveria ulet me prodhuesit për gjetjen e zgjidhjeve

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar