• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ekspertët analizojnë fundosjen e euros: Po ndikon fushata dhe burimet informale

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Ekspertët analizojnë fundosjen e euros: Po ndikon fushata dhe burimet informale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Euro ka zbritur në nivele rekord në tregun tonë të këmbimit, duke ngritur pikëpyetje lidhur me atë që po ndodh në tregun e këmbimit. Të ftuar në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulçe ekspertët e ekonomisë vlerësuan se faktorët që po ndikojnë janë burimet informale që kanë shtuar sasinë e euros në qarkullim, por edhe shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 majit.

“Duhet të kuptojmë që nuk po zhvlerësohet euro, por po forcohet leku. Ky është një fenomen lokal, një fenomen i tregut të mbyllur brenda Shqipërisë. Kjo ka disa arsye, por kryesorja ka të bëjë me balancat në treg. Për aq kohë sa nuk kemi një rritje të sasisë së lekut në qarkullim, i bie që është shtuar sasia e valutave të tjera. Kjo ka sjellë zhvlerësimin e këtyre monedhave”, ka shpjeguar Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare.



Ndërsa ekspertja për ekonominë, Eriola Hoxha, ia faturoi financimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 14 majit rënien drastike që ka pësuar euro. Ajo u shpreh se financimi i fushatës nga bizneset dhe burimet e krimit ka peshën më të madhe në këtë rënie të kësaj monedhe.

“Mbiçmimi i monedhës shqiptare, lekut dhe nënçmimi i euros, sipas të dhënave zyrtare të kursit të Bankës së Shqipërisë, i cili e ka shënuar kulmin në 28 dhjetor, në 7 prill dhe 11 prill, i referohet shumë burimeve informale të kësaj dukurie, konotacioni të ri ekonomik që ne jemi mësuar dy vitet e fundit që është bërë i përhershëm në ekonominë shqiptare.

Kjo dukuri faturohet edhe me zgjedhjet vendore që mbahen në 14 maj, pasi sipas edhe KQZ-së, janë bërë përmirësime në Kod, por nuk janë në masën që të parandalojnë financimin e fushatës nga biznese të ndryshme dhe burime të krimit”, u shpreh Hoxha.

Pas

30 prilli afati i fundit për deklarimin e të ardhurave. Preken mbi 57 mijë të dypunësuar në vend

Para

Hyjnë në fuqi udhëzimet dhe tarifat e reja për përmbaruesit privatë

Para
Hyjnë në fuqi udhëzimet dhe tarifat e reja për përmbaruesit privatë

Hyjnë në fuqi udhëzimet dhe tarifat e reja për përmbaruesit privatë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar