• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bastet online/ Zbardhen detajet e projektligjit. Si do të funksionojë skema

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Bastet online/ Zbardhen detajet e projektligjit. Si do të funksionojë skema
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për Konsultim Publik projektligjin “Për Lojërat e Fatit”, në të cilin përcaktohen kushtet dhe mënyrat për vënien e basteve.

Ndryshe nga sa ndodhte deri në vitin 2018 ku shqiptarët mund të vinin baste fizikisht në mbi 4 mijë 200 pika, me ligjin e ri bastet do të mund të vihen vetëm online dhe licenca do t’u jepet vetëm disa operatorëve dhe Për t’u licencuar ata duhet ta regjistrojnë aktivitetin fillimisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit me një kapital jo më pak se 20 milionë lekë, duke përmbushur kushtin e të pasurit eksperiencë së paku tri vite në tri vende europiane. Dokumentacioni duhet të përmbajë origjinën e kapitalit që investohet, dëshminë e penalitetit të sipërmarrësit dhe numri punonjësve.





Këta operatorë të licencuar do të kenë të drejtën për të t’u ofruar qytetarëve aplikacionin apo platformën nga ku mund të vihen baste. Ata mund të vendosin shuma ende të papërcaktuara parash nga telefoni, tableti apo faqet zyrtare të internetit dhe aplikacionet e programet që do të licencohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Relacioni i projektligjit nuk përmban specifikime për sa i përket tatimit të fitimeve të atyre që luajnë, por përcakton detyrimet për subjektet që ofrojnë bastet sportive online.

Atyre do t’u mbahet çdo vit 15 për qind e të ardhurave të cilat parashikohet të shkojnë për financimin e projekteve ne fushën e sportit, kulturës, inovacionit.

Pas fazës së Konsultimit Publik, projektligji do të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare. Nëse nga aty merr miratimin, do të kalojë për miratim në parlament.

Bastet Sportive u shpallën të paligjshme prej 1 janarit 2019, por siç edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë pranon, fenomeni nuk ndaloi. Në katër vite u gjetën 4035 adresa bastesh, ndërsa u proceduan penalisht 135 persona.

Pas

Forbes nxjerr klasifikimin: Ja kush janë 10 më të pasurit e botës

Para

Premtimet e vendorëve, ekspertët: Si zotimet e zgjedhjeve parlamentare, kandidatët pa ofertë

Para
Premtimet e vendorëve, ekspertët: Si zotimet e zgjedhjeve parlamentare, kandidatët pa ofertë

Premtimet e vendorëve, ekspertët: Si zotimet e zgjedhjeve parlamentare, kandidatët pa ofertë

Të Gjitha

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

nga Fast News
09:00 | 01/08/2025
0

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

nga Fast News
08:30 | 01/08/2025
0

13 mënyra si të rinjtë mund të fitojnë para

13 mënyra si të rinjtë mund të fitojnë para

nga Fast News
08:00 | 01/08/2025
0

Recent News

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

09:30 | 01/08/2025
3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

09:00 | 01/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar