• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Banka Botërore: Thellohet pabarazia, Shqipëria dhe Mali i Zi me nivelin më të lartë në rajon

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Banka Botërore: Thellohet pabarazia, Shqipëria dhe Mali i Zi me nivelin më të lartë në rajon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Thellohet pabarazia ne vend. Pavarësisht rritjes ekonomike prej 8.9% që  shënua pas pandemisë në vitin 2021, ajo nuk ka qenë gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë se të pasurit janë bërë më të pasur dhe të varfërit më të varfër. Konstatimi është i Bankës Botërore në dokumentin e bashkëpunimit të ri 4-vjeçar me qeverinë shqiptare.

Institucioni financiar ndërkombëtar vlerëson se pabarazia është rritur me tej pas vitit pandemik dhe se bashku me Malin e Zi, Shqipëria ka nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon. Sipas Bankës Botërore, pabarazia është e pranishme në të gjitha rajonet.



Ushqimi përbën 70 për qind të konsumit të përgjithshëm për 25 përqindëshin me të ardhura më të ulëta të popullsisë. Gjithashtu ky grup familjesh u ekspozua edhe ndaj rritjes së çmimeve të qirave dhe tarifave të shërbimeve komunale.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë dhe goditjet e fundit kanë rritur me tej fenomenin. Banka referoi se, shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta dhe mundësi të kufizuara për zhvillim profesional. Punët e mira janë të pakta dhe mbeten të paarritshme për shumë të diplomuar në shkolla, të cilëve u mungojnë aftësitë dhe njohuritë përkatëse.

Banka analizoi se pabarazia është rritur, veçanërisht në zonat rurale dhe grupet e varfra. Migrimi ekonomik është i lartë është duke e privuar më tej vendin nga talentet dhe fuqia punëtore. Për ata që qëndrojnë, cilësia e jetës ka rënë nga ndotja në zonat urbane dhe ofrimi i pamjaftueshëm i shërbimeve publike për shkak të mbingarkesës. Në zonat rurale, mangësitë në shërbimet publike po minojnë mundësitë e barabarta.

Nga ana tjetër sistemi shqiptar i mbrojtjes sociale është i kufizuar në aftësinë e tij për të zbutur varfërinë. Pandemia vuri në dukje ekspozimin e shtresës së varfër ndaj goditjeve dhe nga ana tjetër dolën në pah mangësitë në sistemet e mbrojtjes sociale. Shpenzimet për mbrojtjen sociale në Shqipëri janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, por ato kryesisht lidhen me shpenzimet për sigurimet shoqërore, ndërsa shpenzimet për asistencën sociale dhe papunësinë janë të ulëta.

Reformat e programit të Ndihmës Ekonomike kanë përmirësuar targetimin e tij grupeve, por aplikimi dhe dhënia e përfitimeve nuk ka funksionuar, analizoi Banka.

Së fundmi reforma e asistencës për aftësinë e kufizuar dhe shërbimeve sociale është në drejtimin e duhur, por do të duhet kohë që ndikimi i saj të materializohet. Reformat e pensioneve të prezantuara në vitin 2015 kanë përmirësuar qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit të pensioneve, por përqindja e kontribuuesve është e ulët, duke ngritur shqetësime për mirëqenien e ardhshme të të moshuarve.

Përfitimet e rritjes ekonomike nuk po ndahen në mënyrë të barabartë. Kontributi i rritjes në uljen e varfërisë ngadalësuar pas krizës financiare të vitit 2008 dhe nuk është rikuperuar që nga ajo kohë, lajmëroi Banka.

Pas

Ekonomia drejt inovacionit, qeveria përgatit Strategjinë e Specializimit Inteligjent S3

Para

Tetë zakone që ju pengojnë të jeni të suksesshëm

Para
Tetë zakone që ju pengojnë të jeni të suksesshëm

Tetë zakone që ju pengojnë të jeni të suksesshëm

Të Gjitha

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

nga Fast News
13:58 | 10/05/2025
0

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

Recent News

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

13:58 | 10/05/2025
Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar