• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Skema kombëtare në bujqësi, çelen aplikimet. Të hapura deri më 11 prill

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Skema kombëtare në bujqësi, çelen aplikimet. Të hapura deri më 11 prill
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Duke filluar që sot, fermerët mund të aplikojnë për skemën kombëtare të bujqësisë. Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 11 prill.

Sipas ministrisë së Bujqësisë numri i aplikuesve në ditën e parë është shumë i lartë. Deri në mesin e ditës janë kryer 13,000 aplikime nga fermerët në shkallë vendi për përfitimin e subvencioneve. Ky dikaster bëri të ditur se kjo është një shifër tejet e lartë krahasuar me vitin e kaluar që tregon për interesin e shtuar të fermerëve për të përfituar nga masat mbështetëse të kësaj skeme.



Në ditën e parë kërkesat më të shumta ishin edhe për të përfituar nga skema e naftës pa akcizë.

Deri tani 3400 aplikime janë shënuar për skemën e naftës pa taksa për bujqësinë. Fermerët kanë aplikuar online në portalin e-Albania, për një nga nëntë masat mbështetëse që ofron kjo skemë, me zero dokumente dhe zero kosto. 20 Agropika dhe 35 zyra nga AREB-t, janë në dispozicion për aplikimet e fermerëve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca informoi se aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 11 prill, ndërsa shtoi se procedurat mund të kryhen on-line përmes portalit e-Albania apo pranë Agropikave dhe zyrave të ekstensionit bujqësor. “Ju lutem ta shfrytëzoni këtë kohë për të përfituar nga mundësia për ta marrë mbështetjen që ju takon për punën tuaj në bujqësi. Për çdo sqarim apo asistencë, telefononi në numrin e gjelbër: 08008383”, u shpreh Krifca në rrjetet sociale.

Ministria njofton se fermerët mund të aplikojnë për një nga nëntë masat mbështetëse që ofron Skema Kombëtare këtë vit, për sektorët: blegtori, bletari, fermat organike; certifikimi Global Gap; rinovimi i infrastrukturës së anijeve të peshkimit; mbështetje për ndërtimin e tregjeve bujqësore; mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

Fokusi kryesor i dhënies së fondeve këtë vit është për sektorin e blegtorisë, i cili merr 60 % të totalit të skemës kombëtare të subvencioneve në bujqësi, ndërsa fluksi më i lartë i aplikimeve vjen nga zona e Fierit, Korçës, Lushnjës, Vlorës Beratit etj.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3.3 miliardë lekë. Për herë të parë do të aplikohet skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Gjithashtu do të vijojnë të mbështeten fermat organike në vitin e parë, në vlerën 100,000, në vitin e dytë dhe tretë 150,000 lekë dhe 200,000 për fermë të certifikuar.

Skema kombëtare për 2022 shtrihej në 5 masa mbështetëse për bujqësisë dhe blegtorinë. Në 2022 mbështetja nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë arriti në vlerën e 4,9 miliardë lekëve. Fillimisht fondi i miratuar ishte 3,7 miliardë lekë, duke iu shtuar edhe 1,2 miliardë lekë në mesin e vitit për zbatimin e masës së re për dhënien e subvencioneve direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha të atyre fermerëve që kultivonin grurë në hapësira mbi 1 ha.

Skemat subvencionuese të bujqësisë nisën zbatimin në vitin 2022, të cilat zëvendësuan heqjen e skemës së kompensimit 6% të TVSH-së te agroindustria, vendosjen e 10% të TVSH-së te inputet bujqësore nga zero që ishin më parë, përjashtimin nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që është aktualisht. Një tjetër ndryshim që nisi zbatimin nga 1 korriku 2022 ishte edhe vendosja e akcizës 6 lekë/litri nga zero që ishte më parë për gazin që përdoret nga bizneset parashikohet.

Pas

Java e Parasë çelet nën moton: “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”

Para

Kosto dhe paga të larta, qeveria ndryshon ligjin për Korporatën e Investimeve

Para
Kosto dhe paga të larta, qeveria ndryshon ligjin për Korporatën e Investimeve

Kosto dhe paga të larta, qeveria ndryshon ligjin për Korporatën e Investimeve

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar