• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Shifrat e turizmit/ Turistët e huaj vijnë në Shqipëri, shqiptarët largohen jashtë

nga Fast News
2 years më parë
në Të gjitha
0
Shifrat e turizmit/ Turistët e huaj vijnë në Shqipëri, shqiptarët largohen jashtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Turizmi ka shënuar në shkurt një tjetër muaj të mbarë. Instituti i Statistikave raporton se hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me 51.5% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Paralelisht ka pasur rritje të ndjeshme edhe në daljet e shqiptarëve jashtë vendit, një pjesë e mirë e të cilëve shkojnë për turizëm. Të dhënat tregojnë se në shkurt, u rrit me mbi 40% numri i shqiptarëve jashtë vendit krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.



 

Të dhënat e detajuara

Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin e dytë të këtij viti, të publikuar nga “Instituti i Statistikave”, paraqesin një rritje të këtij treguesi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht, në shkurt të vitit 2023, numri i shtetasve gjithsej që kanë hyrë në territorin shqiptar regjistrohet në 695,246, duke pësuar një rritje me 51.5% krahasuar me shkurtin e një viti më parë, i cili regjistronte 458,951 hyrje.

Krahasuar me tetë vitet e fundit, shkurti i këtij viti shënon numrin më të lartë të hyrjeve gjithsej në territorin e Shqipërisë. Numri i hyrjeve të janarit 2023 kalon edhe nivelin më të lartë të periudhës para pandemisë, kur regjistroheshin në 616,496, ose 13% më pak se shkurti i këtij viti.

Numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri është 385,921 ose 56% të hyrjeve në total, ndërsa shtetasit e huaj përbëjnë 44% ose 309,325 të huaj gjithsej. Krahasuar me një vit më parë, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është rritur me 53.9%, nga 200,997 të huaj në shkurt të 2022-shit.

Nga ana tjetër, po të flasim për daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit shkurt të vitit 2023, janë shënuar gjithsej 693,021 dalje duke pësuar kështu një rritje me 40.3%, po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar INSTAT mbi numrin e shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë, shifrat tregojnë se janë 389,654 shtetas që kanë dalë, nga 293,703 që ishte kjo shifër gjatë shkurtit të 2022-shit. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit shkurt 2023, janë 303,367. Krahasuar me shkurtin e 2022-shit, ky numër është rritur me 51.5%.

Gjatë shkurtit, rajoni me numrin më të lartë të origjinës së shtetasve të huaj në Shqipëri vijon të jetë ai i Europës, me 300,057 shtetas, ndjekur nga Amerika me 6,250, ndërsa me numrin më të vogël të hyrjeve e regjistron Afrika me vetëm 184 shtetas. Megjithatë, këto shifra të publikuara nga Instat,  flasin vetëm mbi lëvizjen e shtetasve të përmbledhura me rajone por prej disa muajsh mungon reflektimi i numrit të turistëve të huaj të specifikuar sipas vendit të origjinës.

Përsa i takon qëllimit të hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë, dominohet nga kategoria e qëllimeve “personale”, dhe është regjistruar në 300,913, duke u rritur me 55.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kategoria e qëllimeve personale mbizotërohet nga nënkategoria “pushime, vizitë tek të afërmit” me rreth 95%, ndjekur nga nënkategoria “udhëtarë transit” me rreth 5%.

Nga ana tjetër, shtetasit e huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime profesionale apo për biznes janë vetëm 8,412, duke u rritur me 6.3% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

Pas

Beqarët janë më kreativë dhe performojnë më mirë në punë

Para

Rama nxjerr pamjet nga tuneli i Llogarasë, ja sa kanë ecur punimet

Para
Rama nxjerr pamjet nga tuneli i Llogarasë, ja sa kanë ecur punimet

Rama nxjerr pamjet nga tuneli i Llogarasë, ja sa kanë ecur punimet

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar