Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Punësimi i të rinjve, Zvicra dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Punësimi i të rinjve, Zvicra dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Formalizohet bashkëpunimi midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ambasadës së Zvicrës për zbatimin e projektit për tregun e punës për të rinjtë – RisiAlbania.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj së bashku me Ambasadoren zvicerane Ruth Huber nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e fazës së tretë të projektit RisiAlbania – për një treg pune funksional për rininë.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se në fokus të politikave tona janë projektet dhe programet që synojnë të sjellin rritjen e punësimit, qoftë ato me financim të drejtpërdrejtë, qoftë ato që synojnë të nxisin proceset njohëse, veçanërisht të digjitalizimit.

“Politikat buxhetore që po ndërmarrim synojnë edhe nxitjen e sektorëve, si turizmi, bujqësia përmes zhvillimit të zinxhirit të vlerës në bimët medicinale, frutat dhe perimet, që i japin mundësi bizneseve të aksesojnë tregje me vlerë të lartë, të rrisin të ardhurat në vend dhe të krijojnë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë”, tha Ministrja.

“Është me rëndësi të madhe pajisja e të rejave dhe të rinjve me këshillimin e duhur për karrierën dhe me aftësi të cilat vlejnë në treg. Është po me kaq rëndësi edhe aftësimi i bizneseve për të ofruar punë më të mira dhe më të shumta. Ky është objektivi i projekt-marrëveshjes që nënshkruajmë sot”, tha Ambasadorja zvicerane Ruth Huber.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Marrëveshja formalizon dhe lehtëson bashkëpunimin midis disa institucioneve dhe autoriteteve të Shqipërisë ku rolin qendror e ka Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për të përmirësuar këshillimin dhe mirëinformimin e të rinjve mbi karrierën, rritjen e aftësive që kërkon tregu, si dhe mbështetje që bizneset të mund të jenë më konkurrues dhe të qëndrueshëm. Projekti është në fazën e tretë dhe të fundit dhe granti nga qeveria e Zvicrës është 6.9 milion Euro.

Projekti orientohet drejt inovacionit dhe punon në fushat e agrobiznesit, teknologjisë së informacionit dhe turizmit. Në dy fazat e mëparshme ka prezantuar praktika të reja dhe të vlefshme të cilat do synojë t’i shtrijë edhe më tej dhe të konsolidojë një mjedis më të favorshëm për punësimin e të rinjve.

Fokus të veçantë do të ketë në fushën e standardeve të cilësisë ku sektori privat do të mbështetet me përshtatjen ndaj standardeve ndërkombëtare dhe të BE-së.

Pas

Deri në 3 vjet burg për ata që rrisin qiranë

Para

Si ta marrësh veten pasi të pushojnë nga puna?

Para
Si ta marrësh veten pasi të pushojnë nga puna?

Si ta marrësh veten pasi të pushojnë nga puna?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dita Botërore e Autizmit, qeveria do t’u paguajë vitet e punës për pension prindërve

Dita Botërore e Autizmit, qeveria do t’u paguajë vitet e punës për pension prindërve

nga Fast News
19:16 | 02/04/2026
0

Nis ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-RMV, Karakaçi: Investim për sigurinë dhe integrimin

Nis ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-RMV, Karakaçi: Investim për sigurinë dhe integrimin

nga Fast News
19:12 | 02/04/2026
0

Rreth 70 mijë legalizime, Rama: Një pjesë e tyre janë të pamundura nga ligji aktual. Po digjitalizojmë hartat

Rreth 70 mijë legalizime, Rama: Një pjesë e tyre janë të pamundura nga ligji aktual. Po digjitalizojmë hartat

nga Fast News
19:10 | 02/04/2026
0

Banka e Shqipërisë analizon ekonominë: Po tregojmë kujdes të shtuar ndaj rreziqeve gjeopolitike

Banka e Shqipërisë analizon ekonominë: Po tregojmë kujdes të shtuar ndaj rreziqeve gjeopolitike

nga Fast News
13:50 | 02/04/2026
0

Recent News

Dita Botërore e Autizmit, qeveria do t’u paguajë vitet e punës për pension prindërve

Dita Botërore e Autizmit, qeveria do t’u paguajë vitet e punës për pension prindërve

19:16 | 02/04/2026
Nis ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-RMV, Karakaçi: Investim për sigurinë dhe integrimin

Nis ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-RMV, Karakaçi: Investim për sigurinë dhe integrimin

19:12 | 02/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora