Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndryshon projekti, ja për sa kohë do të përfitojë taksa të ulëta sektori IT

nga Fast News
4 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
Ndryshon projekti, ja për sa kohë do të përfitojë taksa të ulëta sektori IT
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kompanitë që merren me teknologji do të kenë taksa të ulëta deri në vitin 2025. Qeveria ka shkurtuar me katër vite afatin e zbatimit të lehtësive fiskale për këtë sektor.

Në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, që Ministria e Financave paraqiti në dhjetor në konsultimet publike parashikonte që tatimi mbi fitimin 5% për kompanitë e sektorit IT të zbatohej deri në dhjetor 2029.

Por së fundmi, draft i rishikuar parashikon zbatimin e kësaj lehtësie deri në fund të 2025-s. “Për personat juridikë, të regjistruar deri në 31 dhjetor 2022, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike për prodhimin apo zhvillimin e softëare-ve, tatimi mbi fitimin me normën 5% do zbatohet deri më 31 dhjetor 2025”, citohet në pikën ç të Nenit 69.

Shkalla e tatim fitimit 5% për kompanitë në fushën e prodhimit dhe zhvillimit të softëare-ve, u miratua në vitin 2018 dhe nisi zbatimin në 2019. Afati i zbatimit të lehtësisë fiskale parashikohej për 10 vjet.

7 janë kategoritë përfituese të lehtësisë fiskale, duke përfshirë aktivitetet për:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

  1. a) Dizenjim software-i. Këtu përfshihet analiza e kërkesave të sistemit software, projektimi i arkitekturës dhe projektimi i detajuar i sistemit software;
  2. b) Zhvillim dhe mirëmbajtje sistemesh software. Këtu përfshihet programimi i sistemeve software, kodimi, instalimi, integrimi i të gjithë komponentëve, dokumentimi, identifikimi dhe korrigjimi i gabimeve, modifikimet (pas momentit që software-i është vendosur në operim), mirëmbajtja e të gjithë komponentëve, suporti i sistemit si një tërësi komponentësh, që, në funksionimin e tyre, realizojnë qëllimin e Zgjidhjes Informatike;
  3. c) Testim software. Këtu përfshihet testimi i funksionaliteteve, të ngarkesës në punë, të performancës, të pranimit, të disponueshmërisë dhe të sigurisë së sistemit software;

ç) Dizenjim dhe zhvillim sistemesh të komunikimit. Këtu përfshihet analiza, planifikimi, projektimi, zbatimi, vendosja në punë dhe mirëmbajtja e sistemeve të komunikimit të rrjeteve të pajisjeve informatike (LAN/ WAN/ WLAN/ MAN/ SAN/ CAN);

  1. d) Dizenjim dhe zhvillim sistemesh të sigurisë. Këtu përfshihet analiza e kërkesave të sigurisë së klientit, projektimi i arkitekturës, instalimet dhe konfigurimet e komponentëve, vendosja në punë, testimet e sigurisë dhe mirëmbajtja përkatëse;
  2. dh) Zhvillim sistemesh migrimi. Këtu përfshihet transferimi i të dhënave dhe infrastrukturës përkatëse nga një teknologji e vjetër në një teknologji të re; e) Përmirësim/upgrade sistemesh informatike;

ë) Operimi, menaxhimi, suporti i përdorimit, trajnimi dhe auditimi teknik/informatik për sistemet software.

Norma e reduktuar e tatim mbi fitimin 5% zbatohet edhe te subjektet e certifikuar si agroturizëm, për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor dhe industrinë automotive. Lehtësia fiskale për këta sektorë parashikohet të vijoj të zbatohet deri më 31 dhjetor 2029 sipas draftit të Ministrisë së Financave.

Pas

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Para

Del klasifikimi/ 10 plazhet më të mira në botë për vitin 2023

Para
Del klasifikimi/ 10 plazhet më të mira në botë për vitin 2023

Del klasifikimi/ 10 plazhet më të mira në botë për vitin 2023

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

nga Fast News
21:17 | 24/09/2026
0

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

nga Fast News
09:00 | 24/09/2026
0

Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?

Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?

nga Fast News
08:30 | 24/09/2026
0

Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?

Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?

nga Fast News
08:00 | 24/09/2026
0

Recent News

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

21:17 | 24/09/2026
Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

09:00 | 24/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora