• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nafta pa akcizë, ndryshojnë kriteret për të përfituar nga skema

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Nafta pa akcizë, ndryshojnë kriteret për të përfituar nga skema
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Skema e naftës pa akcizë për fermerët do të aplikohet edhe këtë vit, ndonëse qeveria ka vendosur të ndryshojë kriteret për përfituesit. Qeveria ka parashikuar që për këtë skemë të vendos në dispozicion 1.3 miliardë lekë, dhe grupi i kulturave bujqësore përfituese nga nafta pa akcizë do të jenë: bimë arash, dru frutore, perime.

Sipas relacionit që shoqëron vendimin e qeverisë, në dallim nga viti i kaluar, mbështetja me naftë do të përfitohet vetëm për mbjelljet e sezonit të parë. Ndryshimi tjetër tek kriteret e përfitimit për vitin 2023 ka të bëjë me madhësinë totale të fermës, e cila parashikohet të jetë me sipërfaqe jo më pak se 1 ha (nga 0.4 ha e zbatuar deri tani), ndërsa madhësia e parcelave mbetet e njëjtë, me sipërfaqe jo më pak se 0.1 Ha.





Për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, fermerët do të mbështeten me sasi nafte falas në barasvlerë të lehtësimit fiskal të naftës për prodhim bujqësor (sasia e naftës falas që përfiton fermeri në konvertim të vlerës që do të merrte prej përjashtimit nga çmimi i naftës të: i) akcizës, ii) taksës së qarkullimit dhe iii) taksës së karbonit, si edhe TVSH-së respektive).

Në relacion theksohet se aplikimi, për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë, bëhet me vetëdeklarim. Kjo nënkupton se vërtetësia e të dhënave në aplikim është përgjegjësi e aplikuesit/fermerit.

“Sasia e naftës që përfitohet sipas kategorive nga subjektet me sipërfaqe deri në 10 ha është 100% e sasisë së përllogaritur, ndërsa për sipërfaqet mbi 10 ha, përfitojnë sasinë e naftës me normativë të reduktuar. Kjo e fundit, përllogaritet bazuar në nevojat për naftë të subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha, por jo më shumë se normativa e lejuar, si dhe në sasinë e mbetur të naftës në dispozicion, pasi janë plotësuar nevojat deri në 10 ha të të gjithë subjekteve, që janë kualifikuar si përfitues.

Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për të shmangur/minimizuar përfitimet e padrejta, për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas shpërndarjes së naftës tek subjektet përfitues për të vlerësuar përputhshmërinë e vetë deklarimeve me situatën reale në terren, duke pasur si kriter që shmangia e lejuar e faktit të verifikuar të kulturave dhe sipërfaqes së kultivuar në raport me naftën e tërhequr, të jetë jo më e madhe se 20%.

Kontrolli në terren kryhet për jo më pak se 10% të subjekteve përfitues, përfshirë kontrollin e gjithë subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha. Kur nga kontrolli rezultojnë shmangie më të mëdha se 20% si dhe deklarime/dokumente të pasakta, përfituesi përjashtohet për 3 vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit. Përveç kësaj, subjektet me status person fizik dhe juridik, shpallen edhe debitor për vlerën e përfituar në mënyrë të padrejtë”.

Shpërndarja e naftës për bujqësinë do të vijojë të bëhet nga operatorë furnizues të përzgjedhur/kontraktuar në bazë të procedurave ligjore prokuruese kuadër, në pikat e shpërndarjes në të gjithë vendin, nëpërmjet kartës individuale të fermerit ku është hedhur sasia e naftës, që ka të drejtë të tërheqë fermeri përkatës.

Ndërsa, procedura e prokurimit për blerjen dhe shpërndarjen e naftës për përdorim nga fermerët realizohet, në përputhje me legjislacionin në fushën e prokurimit publik.

Gjatë vitit 2022, përfituan naftë falas rreth 35 mijë fermerë me një fond prej rreth 1,95 miliard lekë.

Pas

Ish-zv.presidentja e Google tregon tiparin “kyç” që ka kërkuar te të punësuarit për 10 vite

Para

Dita e Verës në Tiranë, kufizimet në trafik nisin që të hënën

Para
Dita e Verës në Tiranë, kufizimet në trafik nisin që të hënën

Dita e Verës në Tiranë, kufizimet në trafik nisin që të hënën

Të Gjitha

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

nga Fast News
21:30 | 01/08/2025
0

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

nga Fast News
09:00 | 01/08/2025
0

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

nga Fast News
08:30 | 01/08/2025
0

Recent News

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

21:30 | 01/08/2025
Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

09:30 | 01/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar