• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Makinat e Mercedes-Benz do të kenë “superkompjuterë”

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Teknologji
0
Makinat e Mercedes-Benz do të kenë “superkompjuterë”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mercedes-Benz ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me Google për navigimin, e cila do të ofrojë “parametra të ngjashëm me atë të një superkompjuteri” në të gjitha makinat e pajisura me sensorë për drejtim automatik, duke u përpjekur të konkurrojë me Tesla dhe modelet e reja kineze.

Shtëpitë automobilistike të vjetra dhe të reja janë në garë për të përshtatur funksionet softëare të zhvilluara nga Tesla, duke u lejuar të azhurnojnë në distancë parametrat e automjetit, autonominë e baterisë dhe aftësinë për drejtim autonom.





Shtëpia automobilistike gjermane pranoi të ndajë të ardhurat me prodhuesin e gjysmëpërcjellësve Nvidia Corp, partner për softëare në drejtimin autonom që nga viti 2020, për të reduktuar koston fillestare të blerjes së gjysmëpërçuesve të shtrenjtë me fuqi të lartë, deklaroi të mërkurën, drejtuesi ekzekutiv, Ola Kaellenius.

Prodhuesi i sensorëve për drejtimin autonom Luminar Technologies Inc, në të cilin Mercedes zotëron një pjesë të vogël të aksioneve, deklaroi të mërkurën se ka arritur një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe me shtëpinë automobilistike për të përfshirë sensorët e tij në një gamë më të gjerë makinash brenda gjysmës së dekadës, duke i rritur aksionet e Luminar më shumë se 25%.

Bashkëpunimi me Google

Mercedes deklaroi se bashkëpunimi me Google do t’i mundësojë të ofrojë informacione mbi trafikun dhe ridrejtim automatik në makinat e tij.

Drejtuesit mund të shohin edhe YouTube në sistemin e argëtimit të makinave kur automjeti është i parkuar apo në modalitetin e drejtimit autonom, në nivelin 3, i cili i mundëson drejtuesit të heqë sytë nga timoni në rrugë të caktuara, me kushtin që të rifillojë kontrollin nëse është e nevojshme.

Shtëpi të tjera automobilistike si General Motors, Renault, Nissan dhe Ford kanë përfshirë një paketë të plotë shërbimesh të Google në makinat e tyre, duke ofruar funksione si Google Maps, Google Assistant dhe aplikacione të tjera.

Të gjitha makinat në platformën e ardhshme të arkitekturës modulare të Mercedes do të kenë gjithashtu të ashtuquajturit hiperekranë, që shtrihen në kabinën e makinës, tha kompania të mërkurën./Reuters

Pas

7 përfitime në karrierë kur jeni profesionist i lirë

Para

Java e Parasë çelet nën moton: “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”

Para
Java e Parasë çelet nën moton: “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”

Java e Parasë çelet nën moton: “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”

Të Gjitha

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

nga Fast News
15:22 | 31/07/2025
0

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

nga Fast News
15:14 | 31/07/2025
0

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë

nga Fast News
10:30 | 31/07/2025
0

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

nga Fast News
10:00 | 31/07/2025
0

Recent News

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

15:22 | 31/07/2025
Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

15:14 | 31/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar