• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Largimi i fuqisë punëtore, Rama mbledh biznesin: Rrisni pagat dhe trajtojini mirë

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Largimi i fuqisë punëtore, Rama mbledh biznesin: Rrisni pagat dhe trajtojini mirë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka kthyer vëmendjen nga largimi I fuqisë punëtore, duke theksuar si domosdoshmëri rirtjen e pagave dhe kushtet e mira të punës. Gjatë një takimi me sipërmarjen, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ardhur momenti që “epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të përfundojë”.

“Tani sipërmarrja po e shikon se lufta për ruajtjen e burimeve njerëzore i ka hyrë në territorin e vet. Po e shikon se si po i ikin nga duart ato forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit. Të gjithë po e shohin se si shtetet më të zhvilluara janë futur me kokë për të zhvatur nga të munden burimet njerëzore të kujt të munden.



Por, nëse një punonjës ose një i ri ka mundësinë dhe perspektivën që të duke u larguar ta gjejë punën diku tjetër, sipërmarrja nuk ka ku shkon. Sipërmarrja nuk largohet dot nga vendi. Tani, dilema është të rrojë apo të vdesë. Nëse shikojmë përmbajtjen e financave dhe të ekonomisë, nuk është dilemë e vështirë. Duhet të rrojë duke mbështetur punonjësit që edhe ata të rrojnë. Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të përfundojë”, u shpreh Rama.

Kryeministri ka shpjeguar vendimin e qeverisë për rritje të pagës minimale, si një levë për të tërhequr rritjen e pagave të tjera.

Edi Rama, kryeminister

“Çështja është si do të mbyllet: duke vdekur sipërmarrja apo duke u bërë sipërmarrja e vetëdijshme që duhet të krijojë një marrëdhënie të re me burimet e saj njerëzore. Rritja e pagës minimale nuk është me dëshirë, por nga kapaciteti që ka ekonomia për ta mbajtur. Mali i Zi bëri një rritje të pagës minimale përtej logjikës dhe sot është në një situatë makro-ekonomike dramatike dhe sot e ka borxhin mbi 100%. Paga minimale ka logjikë të vetën, por ne nuk mund të vijonim me programin që nuk parashikonte pandeminë dhe luftën në Ukrainë. Në këto kushte, nuk mund të mos reagonim dhe e çuam pagën minimale mbi programin tonë. Programi ishte një pagë minimale 38 000 lekë deri në vitin 2025, por u rrit më shumë pasi është koha që të jepnim një shtysë”, deklaroi Rama.

Apeli i Ramës për fasonët

Gjatë takimit me bizneisn, kryeministri Edi Rama vuri në fokus sektorin fason, si një industri që nuk ka menduar për këtë ditë, por kanë menduar vetëm e vetëm se si të shfrytëzojnë punonjësit.

“Ta mbajmë punonjësin shqiptar si sytë e ballit, ta mbajmë me çdo çmim. Të rrofshin miliardat nëse të ikin punëtorët. Nëse sot ka një situatë dramatike industria e fasonëve është se nuk kanë menduar për këtë ditë.

Ato gratë që i kanë marrë që në vitet ’90 dhe i kanë marrë shpirtin me tre turne se na i kërkon Armani dhe Versaçja, sot i ka ardhur mosha e pensionit dhe nuk kanë me kë i zëvendësojnë. Me vajzat e TikTok-ut? Do të vijnë vajzat që lozin në TikTok në Kamëz e Paskuqan e do të rrinë aty për 40 mijë lekë? Dhe ju diskutoni që nuk e paguajmë dot atë 40 mijë lekësh. I gjithë sistemi duhet ndryshuar, duhet kaluar në një cikël të mbyllur, në “Made in Albania”.

“Ujku” ka nisur t’ju hajë. Ne sigurisht që do të marrim edhe punonjës të huaj, por nuk bëhet shtëpia me miell hua. Nuk jemi ne në kushtet e Gjermanisë. Nuk them të vini këtu rrogat e Gjermanisë, por ama nëse ka paga që kompensojnë bilancin e shpenzimeve dhe bëjnë që në fund të muajit t’i dalë llogaria punëtorit, këtu do i keni. Nuk kanë se çfarë bëjnë në vend të huaj”, u shpreh Rama.

Pas

Origjina sekrete e Coca-Cola

Para

Dëshironi të rrisni fëmijë të suksesshëm? Warren Buffett ndau këtë këshillë me 5 fjalë

Para
Dëshironi të rrisni fëmijë të suksesshëm? Warren Buffett ndau këtë këshillë me 5 fjalë

Dëshironi të rrisni fëmijë të suksesshëm? Warren Buffett ndau këtë këshillë me 5 fjalë

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar