• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Java e Parasë çelet nën moton: “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Java e Parasë çelet nën moton: “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë çel Java e Parasë për vitin 2023. Kjo javë, që do të jetë e mbushur me aktivitete të ndryshme, synon ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirëmenduara.

Motoja e Javës së parasë për këtë vit është: “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”

Guvernatori Gent Sejko deklaroi se kultura dhe përfshirja është një prej objektivave më të rëndësishëm të punës së Bankës Qendrore, që ka punuar edhe për ngritjen e një strategjie me objektiva dhe plane veprimi për të rritur edukimin.

“Me gjithë ndërhyrjet e qenësishme të qeverive dhe bankave qendrore në mbarë botën, në përgjigje të këtyre goditjeve të njëpasnjëshme dhe të fuqishme në ekonomi, ku përfshihen paketat ndihmëse, kontrollet mbi çmimet dhe ndërhyrjet e politikës monetare, vlerësojmë se efektshmëria e tyre është e lidhur pashmangshmërisht me një ambient me nivel të lartë kulture dhe përfshirjeje financiare. Një individ i kulturuar financiarisht – pra që zotëron njohuritë, tregon sjelljen dhe mban qëndrimet e duhura financiare – jo vetëm merr vendime të mirinformuara në marrëdhëniet e tij të përditshme financiare, por dhe kupton dhe reagon në mënyrën e duhur ndaj mesazheve të autoriteteve politikëbërëse, duke i bërë më efektive masat e marra prej tyre.

Po ashtu, një individ i përfshirë financiarisht është në gjendje të përfitojë sa më shumë nga produktet e shërbimet novatore në dispozicion, dhe falë kulturës financiare di të lundrojë në mënyrë të sigurt në një treg financiar që evoluon me shpejtësi. Për këto arsye, Banka e Shqipërisë e ka shndërruar kulturën dhe përfshirjen financiare në një prej objektivave të rëndësishëm të mandatit të saj, duke e bërë pjesë integrale të detyrave të saj institucionale,” u shpreh Sejko.

Pjesë e fushatës edukuese është edhe leximi i drejtë i vlerës së kartëmonedhave, për të hequr termin lekë i vjetër.

Pas

Makinat e Mercedes-Benz do të kenë “superkompjuterë”

Para

Skema kombëtare në bujqësi, çelen aplikimet. Të hapura deri më 11 prill

Para
Skema kombëtare në bujqësi, çelen aplikimet. Të hapura deri më 11 prill

Skema kombëtare në bujqësi, çelen aplikimet. Të hapura deri më 11 prill

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

nga Fast News
12:50 | 01/12/2025
0

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

nga Fast News
12:30 | 01/12/2025
0

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

nga Fast News
11:45 | 01/12/2025
0

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

nga Fast News
11:09 | 01/12/2025
0



Recent News

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

12:50 | 01/12/2025
Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

12:30 | 01/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar