• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Ish-zv.presidentja e Google tregon tiparin “kyç” që ka kërkuar te të punësuarit për 10 vite

nga Fast News
3 years më parë
në Biznes
0
Ish-zv.presidentja e Google tregon tiparin “kyç” që ka kërkuar te të punësuarit për 10 vite
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Claire Hughes Johnson është një konsulente në Stripe, autore e Scaling People dhe pedagoge në Shkollën e Biznesit të Harvardit. Më parë, ajo ishte Drejtoreshë Operative e “Stripe” dhe punoi 10 vjet në Google, si zv.presidente. Sot ajo është kryetare e bordit të Milton Academy.

“Gjatë mandatit tim 10-vjeçar në Google si zv.presidente, ka pasur javë ku kam kaluar deri në 40 orë duke intervistuar njerëz për punë. Pra, për ta bërë procesin më të lehtë, unë kërkoja një aftësi specifike karakteristikë e punonjësve të ardhshëm: vetëdijen”, tregon ajo.

Në të vërtetë, përvoja dhe studimet janë shumë të rëndësishme sipas saj, por kjo është një pjesë në të cilën mund të përmirësohesh gjithmonë. Megjithatë, kur dikush është shumë i vetëdijshëm, për aspektet pozitive dhe negative të karakterit të tij, ata janë më të motivuar për të mësuar sepse janë të sinqertë për dobësitë e tyre.

Megjithatë, sipas hulumtimeve të fundit, 95% e njerëzve besojnë se kanë vetëdije, vetëm 10% deri në 15% e bëjnë në të vërtetë. “Kur një kandidat përdor shumë fjalën “unë”, ky është një flamur i kuq për mua”, tha Johnson për CNBC.

Të kuptuarit e asaj që është e rëndësishme për ju, çfarë ju jep energji dhe çfarë ju lodh, do t’ju ndihmojë të mësoni se si punoni. Me këto ide, ju do të jeni në gjendje të artikuloni vlerat tuaja dhe të kuptoni kur ato bien ndesh me njëra-tjetrën ose me vlerat e një punonjësi tjetër.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Në një mjedis interviste, ju duhet të jeni në gjendje të flisni me besim për pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Për të pasur një ndjenjë më të fortë të vetëdijes, bëjini vetes dy pyetje: Çfarë mund të bëj vërtet mirë? Cilat janë pikat e mia të forta dhe cilat aspekte të karakterit tim duhet të përmirësoj”, shpjegon Johnson./ CNBC

Pas

Shkencëtarët zbulojnë planetin e ri të mbuluar nga uji

Para

Nafta pa akcizë, ndryshojnë kriteret për të përfituar nga skema

Para
Nafta pa akcizë, ndryshojnë kriteret për të përfituar nga skema

Nafta pa akcizë, ndryshojnë kriteret për të përfituar nga skema

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

nga Fast News
11:00 | 08/01/2026
0

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

nga Fast News
10:30 | 08/01/2026
0

Përmbytjet nuk janë “fatkeqësi natyrore”, por dështim i politikave publike

Përmbytjet nuk janë “fatkeqësi natyrore”, por dështim i politikave publike

nga Fast News
10:00 | 08/01/2026
0

Nike në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Maduro-s, rekord kërkimesh dhe shitjesh

Nike në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Maduro-s, rekord kërkimesh dhe shitjesh

nga Fast News
09:30 | 08/01/2026
0

Recent News

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

11:00 | 08/01/2026
Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

10:30 | 08/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar