• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Falimentimi i bankës amerikane SLV, a ka gjasa të rikthehet kriza financiare e 2008?

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Falimentimi i bankave në SHBA, a ka rrezik nga përshkallëzimi i krizës? Flasin ekspertët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

Lufta kundër inflacionit të lartë, që u shoqërua me rritje të vazhdueshme të normave bazë të interesit do të kishte edhe “viktimën” e parë në tregun financiar ndërkombëtar.





Më datë 10 mars, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpall falimentimi i një banke investimi, të quajtur Silicon Valley Bank. Drejtuesit e saj u gjendën të papërgatitur përballë rritjes së ndjeshme të kostove, për shkak të rritjes drastike të normës bazë të interesit nga Rezervat Federale. Rrjedhimisht, kjo bankë lokale, e lidhur ngushtë me kreditimin e sektorit të teknologjisë dhe start-up do të vuante krizën e likuiditetit.

Por situata shumë shpejt do të merrte të tjera përmasa dhe krizës së likuiditetit do t’i shtohej kriza e panikut. Zakonisht ajo që ndodh në rastet e krizave financiare është turrja e njerëzve drejt sporteleve të bankave për të tërhequr depozitat dhe kjo krijon një efekt negativ dhe zinxhir në të gjithë sistemin financiare dhe nuk është aspak e mirë. Kjo pasi edhe banka më e shëndoshë financiarisht nuk mund të përballojë tërheqjen e depozitave brenda 24 orëve, pasi një pjesë të këtyre fondeve i ka investuar. Kjo ndodhi me Silicon Valley Bank.

Përhapja e shpejtë e lajmit, vecanërisht në rrjetet sociale, do të bënte që depozituesit të vërshonin pranë sporteleve të bankës dhe të tërhiqnin paratë. Shumë prej tyre, e bënë transferimin e fondeve edhe nëpërmjet aplikacioneve online. Madje, rrjetet sociale dhe teknologjia online ishin dy elementë që mungonin në krizën financiare të vitit 2008, me të cilën nisi të krahasohej kjo situatë e tregut bankar amerikan. Në fakt, jo pa arsye.

Kriza e vitit 2008 do të niste gjithashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zanafillën do ta kishte në tregun e pasurive të patundshme. Fllucka në imobiliare do të përfshinte tregun bankar, për shkak të numrit të madh të kredive të dhëna dhe do të conte drejt falimentit shumë banka.

Nga SHBA-të, kriza financiare do të zhvendosej në Europë, si rrjedhojë e lidhjeve të ndërsjellta të tregjeve financiare. Fazën e dytë të goditjeve do ta vuante edhe Shqipëria, ku kriza që kishte prekur tashmë ekonominë reale, do të shfaqej në vitet 2010-2011.

Tani ndodhemi përballë një situate të re. Pas falimentimit të Silicon Valley Bank, agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit vendosën në fokus bankat në Shtetet e Bashkuara. Agjencia e vlerësimit Moody’s do të rendiste gjashtë banka si më të rrezikuarat: First Republic Bank; Zions; Ëestern Alliance; Comerica; UMB Financial dhe Intrust Financial.

Në një situatë të tillë, janë legjitime pyetjet:

A mund të hiqen paralele me krizën financiare të vitit 2008?

A ka rrezik që situata në tregun bankar amerikan të përhapet edhe në Europë?

A ka gjasa që të preket, qoftë edhe pak sistemi bankar shqiptar?

Personalisht mendoj se dy situatat janë të ndryshme nga njëra tjetra. Në rastin e Silicon Valley Bank kemi të bëjmë me një krizë likuiditeti, që iu shtua kriza e panikut. Por gjithsesi, kjo është krizë lokale dhe afatshkurtër, që ka prekur një bankë të vogël periferike nëse do ta krahasonim me të gjithë sistemin bankar amerikan. Ndërkohë që kriza e vitit 2008 ishte shumë e madhe dhe gjithëpërfshirëse dhe mbi të gjitha, strukturore.

Kjo do të thotë se nuk ekziston rreziku që kriza në tregun bankar amerikan të përhapet në Europë dhe të prekë sistemin bankar shqiptar. Ndërkaq një tjetër element i rëndësishëm që vlen të theksohet është se pas falimentimit të Silicon Valley Bank, reagimi nga institucionet do të ishte i menjëhershëm.

“Amerikanët të kenë besim që sistemi bankar është i sigurt. Depozitat tuaja do të jenë të aksesueshme kur të keni nevojë për to”, deklaroi Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara, në përpjekje për të qetësuar panikun që kishte përfshirë depozituesit.

Ndërkohë, duke iu referuar Komisarit Europian të Ekonomisë, Paolo Gentiloni: “Të gjitha bankat evropiane, jo vetëm më të mëdhatë, por edhe ato më të voglat, po zbatojnë standardet e kujdesit të Bazelit. Kështu që nuk ka asnjë infektim të drejtpërdrejtë. Mundësia e një ndikimi indirekt është diçka që duhet ta monitorojmë, por ne aktualisht nuk e konsideroni këtë një rrezik të rëndësishëm.” Në këtë aspekt, edhe mundësia që të preket edhe sistemi bankar në Shqipëri është e pakonsiderueshme.

Por edhe në një rast hipotetik, sikur një nga bankat në Shqipëri të falimentojë, sa të sigurtë janë depozituesit?

Së pari, dua të shpjegoj se falimentimi i një banke nuk ndodh brenda pak ditësh dhe procesi zgjat me disa faza. E para, është evidentimi i përkeqësimit të treguesve financiarë dhe më pas faza e dytë, ku banka në vështirësi kalon nën kontrollin e Bankës së Shqipërisë etj.

Nga ana tjetër është edhe ligji “Për sigurimin e depozitave”, që mbron konsumatorët përballë një situate të tille, duke garantuar mbulimin e humbjeve. Në Shqipëri, ky nivel mbulimi me 100% të vlerës për cdo person është për shumat deri ne 2.500.000 Lekë, ose ekuivalentja e kësaj shume në valutë të huaj. Ky nivel depozite mbulon rreth 95% të individëve që kanë depozita në sistemin bankar shqiptar, të cilët përfitojnë dhe mbulohen plotësisht.

Në këto kushte, kriza është ende larg, deri më tani nën kontroll dhe gjasat që të na afrohet, thuajse nuk ekzistojnë!

Pas

Rritja e pagës minimale/ Ish zv.ministri i Financave: Është taksë për biznesin

Para

Gabimet që bëhen me paratë, jo të gjithë dinë t’i menaxhojnë

Para
Gabimet që bëhen me paratë, jo të gjithë dinë t’i menaxhojnë

Gabimet që bëhen me paratë, jo të gjithë dinë t’i menaxhojnë

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar