Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqiptarët në spiralen e borxheve, ekspertët: Tani merren për të mbijetuar, nuk ka më investime afatmesme

nga Fast News
4 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Shqiptarët në spiralen e borxheve, ekspertët: Tani merren për të mbijetuar, nuk ka më investime afatmesme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është futur në një spirale borxhesh, e nxitur edhe më shumë nga kriza e çmimeve dhe shtrenjtimi i kredive. Borxhet janë bërë më të shtrenjta dhe aftësia për t”u paguar ka rënë.

Por cilat janë arsyet se familjet shqiptare po shtojnë borxhet e tyre?

Sipas ish-ministrit të Ekonomisë Zef Preçi, “po mos të ishin shtuar borxhet, nuk do të thoshim që jemi në krizë. Borxhet merren për të mbajtur të njëjtin standard jetese, nga ana tjetër reflektojnë një lloj besimi te bankat ose pamundësinë për të investuar diku tjetër”.

Sipas tij, “është një situatë e pritshme për shifrat, po aq sa e diskutueshme për pasojat që krijon, qoftë në polarizimin e shoqërisë, qoftë edhe në funksionimin e ekonomisë. Bankat tona është e vërtetë që janë mirë të kapitalizuara, por po të shihni strukturën e kredive, një pjesë e huave shkojnë për të kompensuar atë që të punësuarit nuk marrin përmes pagave dhe formave të tjera të mbështetjes sociale”.

Sipas ekspertit Artan Gjergji, “duhet të kuptojmë se kemi një rritje të konsiderueshme të çmimeve, prandaj kredit e kanë shkuar për kredi konsumi në veçanti. Për të blerë një televizor para disa vitesh duheshin një sasi lekësh, sot duhen pak më tepër.  Nga impakti i tërmetit dhe pandemisë, ne nuk kryejmë më investime afatgjata, përshembull në pasuri të patundshme, sesa në kredi konsumatore, për shpenzime afatshkurtër brenda 12 muaj”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndërkohë, eksperti i ekonomisë Dorian Teliti, afër Partisë Demokratike,  shton në ”A2 Business” edhe disa aspekte të tjera.  “Ekonomia jonë karakterizohet edhe nga kredi informale, prandaj shifrat janë shumë më të larta. Kemi studime të Bankës së Shqipërisë ku thuhet se 1/4 e shqiptarëve ka marrë borxh tek të afërmit, jashtë kanaleve zyrtare”, tha ai.

Për të, “patjetër jemi në kushtet e krizës, siç pranon vetë Banka e Shqipërisë, por ajo që është më shqetësuese është që edhe rritja e kredisë ka ardhur për mbijetesës momentale. Këto janë borxhe mbijetese”.

Si pjesë e opozitës, Teliti përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë Bordin e Transparencës për çmimin e Ushqimeve, duke shtuar se shpreson se organi më i lartë gjyqësor në vend  të hedhë poshtë edhe Bordin për çmimet e Karburanteve.

Pas

12 gjëra që duhet t’i shmangni nëse doni të bëni para

Para

Borxhi i biznesit, Preçi: 145 mijë biznese kanë dalë nga tregu në 10 vitet e fundit

Para
Borxhi i biznesit, Preçi: 145 mijë biznese kanë dalë nga tregu në 10 vitet e fundit

Borxhi i biznesit, Preçi: 145 mijë biznese kanë dalë nga tregu në 10 vitet e fundit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

nga Fast News
21:33 | 20/10/2026
0

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

nga Fast News
21:05 | 20/10/2026
0

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
18:28 | 20/10/2026
0

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

nga Fast News
18:23 | 20/10/2026
0

Recent News

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

21:33 | 20/10/2026
LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

21:05 | 20/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora