• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Një studente ruse mund të hyjë në burg për 10 vjet për një ‘story’ në Instagram

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Një studente ruse mund të hyjë në burg për 10 vjet për një ‘story’ në Instagram
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Studentja ruse Olesya Krivtsova ka munguar tashmë në shumë orë mësimi. Kjo pasi 20-vjeçarja Olesya është në arrest shtëpiak. Ajo ka një etiketë elektronike në këmbë nga ku policia mund të monitorojë çdo lëvizje të saj, raporton BBC. Krimi i saj i supozuar? Olesya u arrestua për postime kundër luftës në mediat sociale. Një prej tyre kishte të bënte me shpërthimin e tetorit të kaluar në urën që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar.

“Unë postova një story në Instagram për urën”, tha Olesya për BBC, “duke reflektuar se si ukrainasit ishin të kënaqur me atë që kishte ndodhur”. Ajo kishte shpërndarë edhe postimin e një miku të saj për luftën.



Më pas filloi drama. “Unë po flisja në telefon me nënën time”, kujton Olesya, “kur dëgjova hapjen e derës. Shumë policë hynë brenda. Më morën telefonin dhe më bërtitën të shtrihesha në dysheme”. Olesya u akuzua për justifikimin e terrorizmit dhe diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Ajo rrezikon deri në 10 vjet burg.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që dikush mund të merrte një dënim kaq të gjatë me burgim për postimin e diçkaje në internet”, thotë Olesya. “Kisha parë raporte për vendime të çmendura në Rusi, por nuk i kisha kushtuar shumë vëmendje dhe vazhdova të flisja”. Një studente e Universitetit Federal Verior në Arkhangelsk, Rusi, Olesya tani është shtuar në listën zyrtare të Rusisë të terroristëve dhe ekstremistëve.

“Kur kuptova se isha futur në të njëjtën listë me sulmuesit e shkollave dhe grupin e Shtetit Islamik, mendova se ishte e çmendur”, kujton Olesya. Sipas rregullave të arrestit shtëpiak, asaj i ndalohet të flasë në telefon dhe të hyjë në internet.

Olesya ka një tatuazh në këmbën e saj të djathtë, ku paraqitet presidenti rus Vladimir Putin si një merimangë, me një mbishkrim: “Vëllai i Madh po ju shikon”. Duket se në rastin e Olesyas, nuk ishte Vëllai i Madh që e shikonte atë, por kolegët e saj të universitetit. Një mik më tregoi një postim për mua në një bisedë”, thotë Olesya, “për mënyrën se si isha kundër “operacionit special ushtarak”. Shumica e njerëzve në këtë bisedë ishin studentë të historisë. Ata po diskutonin nëse do të më denonconin tek autoritetet”. Kur lista e dëshmitarëve të prokurorisë u lexua në gjykatë, Olesya njohu emrat nga biseda e studentëve. /bbc

Pas

Apeli i Tatimeve: Persona të paautorizuar po hiqen si punonjës të Tatimeve, si t’i dalloni që janë mashtrues

Para

Euro futet sërish në trajektore rënëse

Para
Euro futet sërish në trajektore rënëse

Euro futet sërish në trajektore rënëse

Të Gjitha

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Recent News

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025
Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

08:19 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar