• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mbledhja e dy qeverive Shqipëri -Mali i Zi, firmoset marrëveshja për ndërtimin e urës mbi lumin Buna

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Mbledhja e dy qeverive Shqipëri -Mali i Zi, firmoset marrëveshja për ndërtimin e urës mbi lumin Buna
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare ka nënshkruar me qeverinë malazeze një sërë marrëveshjesh pas përfundimit të mbledhjes dypalëshe. Një ndër marrëveshjet më të rëndësishme është ajo për ndërtimin e urës mbi lumin Buna në Shkodër. Në bazë të kësaj marrëveshje pika kufitare Shën Nikollë- Pulaj do të shërbejë si pikë kufitare për Urën mbi Lumin Buna. Kostoja e urës dhe pikës kufitare do të shkojë deri në 20 milionë euro dhe do të ndahet 50% me 50%.

“Ndërtimi i infrastrukturës së transportit është i një rëndësie kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social të dy shteteve. Duke njohur mundësitë dhe rëndësinë e veprimit të përbashkët ndaj palëve të treta dhe burimet e disponueshme të fondeve për financimin e zbatimit të investimeve në infrastrukturë, të cilat do të mundësojnë një fluks më të madh njerëzish, mallrash, kapitali, shërbimesh dhe teknologjie, si dhe zhvillimi ekonomik, lindi nevoja për lidhjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve”, thuhet ndër të tjera në marrëveshje.





Marrëveshje të tjera të nënshkruara

Në Podgoricë, ku është zhvilluar mbledhja ndërqeveritare, janë firmosur edhe disa marrëveshje të tjera mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Përvec marrëveshjes për urën mbi lumen Buna, një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë është firmosur nga Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i investimeve kapitale në Mal të Zi, Ervin Ibrahimoviç.

Një marrëveshje për peshkimin në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës u nënshkrua nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe homologu i saj Vlladimir Jokoviç.

Gjithashtu nga këta të dy është firmosur marrëveshja në fushën e mbrojtjes së shëndetit të bimëve.

Një tjetër marrëveshje është për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes sociale është firmosur nga Delina Ibrahimi dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore malazee Admir Adroviç.

Një memorandum bashkëpunimi është firmosur edhe në fushën e arsimit. Marrëveshja është firmosur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja për Rininë dhe Fëmijet Bora Muzhaqi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë në Mal të Zi Vasilije Llallosheviç.

Në ceremoni u firmos gjithashtu programi i bashkëpunimit kulturor midis Elva Margariti dhe homologut malazez.

Gjithashtu dy palët kanë firmosur një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhic).

Në fund është firmosur edhe memorandumi i bashkëpunimit midis dy ministrive të shëndetit. Firmosja është bërë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Orgeta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetit Dragosllav Shqekiç.

Pas

Pse disa njerëz marrin rroga të larta dhe të tjerë mezi kalojnë muajin?

Para

Tregtia me Malin e Zi, shkëmbimet u rritën ndjeshëm pas pandemisë

Para
Tregtia me Malin e Zi, shkëmbimet u rritën ndjeshëm pas pandemisë

Tregtia me Malin e Zi, shkëmbimet u rritën ndjeshëm pas pandemisë

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar