• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Borxhi i biznesit, Preçi: 145 mijë biznese kanë dalë nga tregu në 10 vitet e fundit

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Borxhi i biznesit, Preçi: 145 mijë biznese kanë dalë nga tregu në 10 vitet e fundit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Janë 145 mijë biznese që kanë dalë nga tregu në 10 vitet e fundit dhe 40 mijë biznese të tjera janë gati të mbyllin aktivitetin. Alarmi u dha nga ish-ministri i Ekonomisë Zef Preçi, në studion e A2 Business gjatë debatit për rritjen e borxhit të bizneseve që vuajnë konsumin dhe largimin e fuqisë punëtore. Sipas tij situata e biznesit në vendin tonë është më shqetësuese seç duket dhe kriza ndërkombëtare nuk mund të përdoret si justifikim për dështimin e politikave brenda vendit.

“Një numër i kufizuar biznesesh si turizmi e të tjera duhet parë më pozitivitet zgjerimi i kreditimit është i dobishëm. Nuk gjykohet vetëm nga një tregues. Janë 145 mijë biznese që kanë dalë nga tregu 10 vitet e fundit. 40 mijë biznese janë gati të mbyllin aktivitetin.





Duhet të flasim edhe për detyrimet që kanë bizneset ndaj palëve të treta, jo vetëm bankat, por edhe detyrimet tatimore. Duhet të flasim edhe për detyrimet ndaj sektorit formal dhe kriminal. Një numër biznesesh janë nën kontrollin e situata është më shqetësuese seç duket. Biznesi nuk është në ditët e tij më të mira. Krizën ndërkombëtare nuk mund ta përdorim si justifikim për dështimin e politikave brenda vendit. Nuk besoj që ka ndikuar lufta për të pakësuar me ¼ krerët e lopëve, dhive, kafshëve që nga 2010 në 2020. Krizën e kemi pavarësisht luftës tërmetit”.

Përkundër këtyre deklaratave ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste Alban Xhelili, sipas të cilit politikat fiskale që nga viti 2013 kanë qenë favorizuese për biznesin.

“Patjetër që ka biznese që dalin nga tregu, sepse në asnjë treg nuk është një ecuri stabël për bizneset. Politikat fiskale duhet t’i analizojmë dhe të shohim se cilat shkojnë në dëm të biznesit se mesa di unë politika fiskale nga 2013 deri më sot ka qenë favorizuese. Vetëm sa i përket hedhjes së lekëve në qarkullim është bërë hap i madh për dividentin që shumica e subjekteve i kishin të ngrira dhe duhet ta paguanin 15% të fitimit. Ka pasur normë në 15% dhe u ul në 8%.

Nuk mund të thoni që ka patur politika rregulluese. Për dividentin krijohet konfuzion me amnistinë. Fundi i marrëzisë ishte largimi i të gjitha lojërave të fatit. Rritja e të ardhurave vjen si rezultat i disa faktorëve. Rritja e e performancës dhe performanca ka të bëjë me një nga elementet kryesorë si fiskalizimi. Ka arritur të formalizojë pjesën më të madhe të ekonomisë informale, ekonomi informale ka, por nuk ka krahasime me si ka qenë dhe si është. Reforma e e-albania-s duke iu bashkangjitur fiskalizimit është një nga ndërhyrjet që ka sjellë rritje të ardhurash”.

Për ekspertin e ekonomisë Dorian Teliti politikat fiskale të qeverisë Rama kanë thelluar problematikat dhe nuk i kanë minizmuar ato.

“Nuk i keni hequr bastet, por i keni shpërndarë akoma më shumë. Përsa u përket politikave fiskale u sjell edhe efektet buxhetore të paketës. Qeveria nga 2014-2022 ka deklaruar se është 520 milionë euro shtesë çdo vit vetëm nga rritja e taksave. Taksa e qarkullimit është rritur me 140 lekë litri. E ka efektin 120 milionë euro në vit. Detyra e çdo qeverie është që problemet t’i minimizojë, por fatkeqësisht problematikat vitet e fundit janë thelluar”.

Në të njëjtën linjë edhe ekspert Arta Gjergji, deklaroi se biznesi tatohet 50% më shumë nga 10 % që tatohej më parë, ndërsa problematik është edhe ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit tatimor.

“Biznesi tatohet 50% më shumë nga 10 %, teorikisht edhe ky zë në të ardhurat e buxhetit duhet të ishte rritur, por ky zë nuk ka asnjë rritje, kemi rritur barrën tatimore dhe nuk është përkthyer në të ardhura tatimore. Mendoj që biznesi nuk ka pse pret nga qeveria. Biznesin mjafton ta lësh të bëjë biznes. Nuk ka ndodhur në 30 vitet administratë publike që legjislacioni tatimor dy herë brenda vitit në 8 vite ka ndryshuar 10 herë. Rrit paqartësinë te biznesi, probabilitetin për t’u gjobitur. Paqartësia i sjelle kosto shtesë biznesit”.

Pas

Shqiptarët në spiralen e borxheve, ekspertët: Tani merren për të mbijetuar, nuk ka më investime afatmesme

Para

Borxhet e shqiptarëve, deputeti i PS: Rritja e tyre nuk tregon përkeqësim të situatës

Para
Borxhet e shqiptarëve, deputeti i PS: Rritja e tyre nuk tregon përkeqësim të situatës

Borxhet e shqiptarëve, deputeti i PS: Rritja e tyre nuk tregon përkeqësim të situatës

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar