• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

A do të shënojë lufta në Ukrainë fillimin e Luftës së Tretë Botërore?

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Analizë
0
A do të shënojë lufta në Ukrainë fillimin e Luftës së Tretë Botërore?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Les Nemethy, CEO, Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën Botërore

Përkufizimi konvencional i një lufte botërore është se ajo përfshin pjesëmarrjen e shumë fuqive të mëdha në një konflikt global. Megjithatë, po dëgjohet gjithnjë e më shumë se luftimet në Ukrainë sinjalizojnë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.



Deri vonë, kjo dukej e papërfytyrueshme. Lufta është asimetrike: nëse SHBA-ja është në gjendje të dëmtojë makinën ushtarake ruse, duke kanalizuar afërsisht 10% të buxhetit të saj të mbrojtjes në një luftë me prokurë (pa mobilizuar asnjë ushtar), kjo nuk tingëllon aspak si një luftë botërore.

Kohët e fundit, një intelektual francez me emrin Emmanuel Todd, paraqiti një argument interesant: lufta në Ukrainë është një luftë botërore, sepse ajo është ekzistenciale si për Rusinë, ashtu edhe për SHBA-në, prandaj asnjëra palë nuk mund të tërhiqet.

Besoj se është e vetëkuptueshme që lufta është ekzistenciale për Rusinë. Prandaj do të përqendrohem në çështjen nëse lufta është ekzistenciale për SHBA-në dhe nëse po, nëse sinjalizon kjo një luftë botërore.

 

A është lufta në Ukrainë ekzistenciale për SHBA-në?

Le të shohim provat:

-Megjithëse aleatët e NATO-s duket se e mbështesin fort SHBA-në, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për vendet në zhvillim. Përgjigjja e tyre është shumë më e paqartë. Todd argumenton se, nëse marrim parasysh vendet në zhvillim, afërsisht 70% e popullsisë botërore nuk është në anën e SHBA-së. Lufta mund të shërbejë për të kristalizuar opinionin publik në botën në zhvillim kundër SHBA-së.

-Rëndësi më të madhe ka ndoshta Kina, e cila është më tepër në anën ruse të konfliktit, sesa në anën amerikane. Rusia dhe Kina ndajnë një interes në uljen e hegjemonisë amerikane. Nëse të dyja bashkojnë forcat, ato do të formonin një aleancë të frikshme. Kështu, lufta në Ukrainë ka potencialin për të katalizuar procesin e formimit të një aleance më të ngushtë midis Rusisë dhe Kinës.

-Suksesi rus në Ukrainë mund të nxisë Kinën të përpiqet që të marrë Tajvanin dhe mund të nxisë po ashtu agresorë të tjerë në botë, duke ushtruar edhe më tepër trysni mbi hegjemoninë amerikane. Do të dërgonte një mesazh se hegjemonia amerikane po zbehet.

-India ka vazhduar të blejë sasi të mëdha nafte nga Rusia, pavarësisht embargos së vendosur nga Amerika, gjë që tregon se vendi i cili së shpejti do të bëhet më i populluari në botë, në rastin më të mirë, është veçse një aleat ngurrues i SHBA-së.

 

Sot, ka shumë më tepër dimensione të luftës sesa thjesht ai ushtarak. Ekspertët ushtarakë e quajnë atë luftë hibride, e cila përfshin:

-ndërhyrjet e hakerave në siguri, sulmet kibernetike, etj.

-keqinformimi (përdoret për shembull për të manipuluar zgjedhjet)

-kompromati (marrja e një informacioni komprometues për t’i bërë shantazh një politikani ose figure me ndikim)

-lufta tregtare (embargo ndaj produkteve që kalojnë kufijtë), dhe

-lufta financiare (ngrirja e rezervave, bllokimi i aksesit në platforma si SWIFT, apo edhe diçka në dukje e padëmshme, si pranimi i pagesave për naftën në juan ose ar. Kjo zhvlerëson Dollarin amerikan si monedhë rezervë botërore, një status që i ka mundësuar SHBA-së “privilegjin e tepruar” të shtypjes së triliona dollarëve, ku bota i siguron SHBA-së mallra dhe në këmbim pranon “letër”.

Për shembull, Arabia Saudite, kohët e fundit ra dakord që t’u shesë kinezëve naftë në monedhën Juan, duke dobësuar statusin e Dollarit amerikan si monedha rezervë globale.

Shkurt pra, lufta në Ukrainë ka lëshuar një sërë forcash, të cilat shërbejnë për të pakësuar hegjemoninë globale të SHBA-së. Nëse ndodh një fitore ruse – apo edhe nëse Rusia arrin të mbajë një ose më shumë nga katër rajonet që pushtoi kohët e fundit në Ukrainë – kjo mund të nxjerrë në pah kufijtë e fuqisë amerikane dhe të dërgojë mesazhin se agresioni mund të shpërblehet.

Todd ka të drejtë kur thotë se lufta në Ukrainë është ekzistenciale për SHBA-në, sepse mund të zbehet hegjemonia e saj globale.

Megjithatë, nëse territori amerikan nuk është nën kërcënim, si mund të jetë ky një kërcënim ekzistencial? Siç argumenton analisti gjeopolitik Peter Zeihan, SHBA-ja mund të tërhiqet brenda kufijve të saj dhe të rikrijojë “fortesën Amerikë”, gjë që do të ishte një fatkeqësi për pjesën më të madhe të botës, por jo për SHBA-në.

Si përfundim, lufta në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial për hegjemoninë globale të SHBA-së, por jo për integritetin territorial të SHBA-së.

Pas

“Hoteli lundrues” që po strehon njerëzit që mbetën në qiell të hapur pas tërmetit në Turqi

Para

Paraja nuk të bën të lumtur. Këto katër gjëra PO!

Para
Paraja nuk të bën të lumtur. Këto katër gjëra PO!

Paraja nuk të bën të lumtur. Këto katër gjëra PO!

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar