• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

2022, Një vit i jashtëzakonshëm për OTP Bank Albania

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
2022, Një vit i jashtëzakonshëm për OTP Bank Albania
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

2022 rezultoi një vit i jashtëzakonshëm për OTP Bank Albania dhe me oferta joshëse për klientët. Ky vit ishte vit ndryshimesh të mëdha, por dhe një vit rezultatesh historike në kuadrin e performancës. Këto arritje janë njohur dhe nga Euromoney dhe The Banker, të cilat ia dhanë çmimin si “Banka më e mirë në Shqipëri për 2022“, pikërisht OTP Bank Albania. 

2022 rezultoi një vit i jashtëzakonshëm për OTP Bank Albania. Si nga pikëpamja e dinamizmit që është ndjerë në treg, por edhe nga aspekti i performancës tregtare. Banka ofroi menjëherë mundësi të volitshme për klientët si; hapjen e llogarisë bankare/paketës falas dhe norma interesi të larta deri në 5.5% për depozitat 18 mujore në LEK.





Së fundmi, kjo Bankë realizoi me sukses bashkimin ligjor mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania. Rezultati i këtij bashkimi e pozicionoi bankën të tretën më të madhen në vend në kredidhënie, duke forcuar kështu pozicionin në tregun shqiptar. Në të njëjtën kohë, rrjeti i saj i degëve u shtua dhe sot janë 56 degë në pothuajse gjithë qytetet. Aktualisht OTP Albania ka dhe rrjetin më të madh të ATM-ve në vend në logon OTP dhe rrjet POS i cili së shpejti do shtohet me gati dyfshin e tij.

Përtej procesit të bashkimit të Bankave, këtë vit e mbyllën me performancë të shkëlqyer, duke raportuar rezultatet më të larta në historinë e bankës. Marrë nga publikimi i vetë CEO i Bankës Z. Bledar Shella dhe përforcuar nga burimet zyrtare të bankës, OTP Albania arriti Kthimin më të lartë në Kapital (ROE) ndonjëherë në këtë Bankë dhe më të lartin mes bankash në Shqipëri, në raportin 27.5% shenjë kjo e një pune shumë të kujdesshme e mbështetur nga profesionalizëm i lartë dhe mirëmanaxhim.

Në të njëjtën kohë, OTP Albania raportoi rritje të së Ardhurës Bankare Neto me 20.35% dhe rritje të stokut të kredive dhe depozitave në një vit me ndryshime të normave të interesit dhe inflacion të lartë. Si rezultat i të gjithave më lart, kjo bankë rezultoi me fitimin më të lartë ndonjëherë në kuoten 27.5M Euro.

Për të kurorëzuar këto arritje dhe punën cilësore të bankës, si në biznes, por edhe në avancimet teknologjike, ’Euromoney’ dhe ’The Banker’ ia dhanë këtë vit çmimin si „Banka më e mirë në Shqipëri për 2022“ pikërisht OTP Albania. Kjo bankë gëzon edhe vlerësimin e klientëve si bankë që investohet konkretisht në lehtësimin e proceseve, përvojën e mirë në tërësi dhe rolin e partnerit përgjatë gjithë rrugëtimit të klientit.

“Falenderimet janë për klientët tanë të vyer dhe punonjësit tanë të rrallë, të cilët bëjnë përditë të mundur që aspiratat të kthehen në arritje konkrete. Iu jemi mirënjohës që besojnë në strategjinë e Bankës tonë, tek Manaxhimi dhe tek Parimet & Vlerat e OTP Banka Albania » deklaroi Bledar Shella, CEO i OTP Bank Albania.  

OTP Bank Albania është pjesë e Grupit OTP. Grupi OTP është një nga grupet financiare më të qëndrueshme në rajonin CEE me përfitueshmëri të jashtëzakonshme dhe kapital dhe pozicione të qëndrueshme të kapitalit dhe likuiditetit. Aktualisht, grupi bankar ofron shërbime financiare universale në 12 shtete. Grupi OTP e ka selinë në Budapest, Hungari dhe ka një strukturë aksionare transparente dhe të diversifikuar. Grupi Bankar është listuar në Bursën e Budapestit që në vitin 1995.

Pas

Thirrja e Tatimeve për bizneset: Ndjekje penale nëse bëni këto dy shkelje

Para

Konfliktet e punës/ Biznesi dhe punonjësit po zgjedhin ndërmjetësimin

Para
Konfliktet e punës/ Biznesi dhe punonjësit po zgjedhin ndërmjetësimin

Konfliktet e punës/ Biznesi dhe punonjësit po zgjedhin ndërmjetësimin

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar