• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rriten pagat në ekonomi, ushtron presion emigracioni

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Rriten pagat në ekonomi, ushtron presion emigracioni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pagat në ekonominë shqiptare janë rritur. Instituti I Statistikave konstaton se në tremujorin e tretë të këtij viti, paga mesatare mujore bruto arriti në 61,613 lekë, duke shënuar një rritje prej 9,2% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Nga të dhënat rezulton se rritja më e ndjeshme e pagave është konstatuar në bujqësi, shërbime dhe turizëm. këta janë sektorët që  po vuajnë dhe më shumë nga largimi i fuqisë punëtore, duke detyruar dhënien e pagave më të larta për punonjësit ekzistues.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2022, paga mesatare bruto për aktivitetin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, ka rritjen më të madhe prej 15,7%, e ndjekur nga tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me 13.7%, ndërtimi me 13%, industria me 11%.

Ndërsa rritjen më të vogël e ka grup aktiviteti i administratës publike dhe mbrojtjës; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 5%.

Sektorët me pagat më të larta

INSTAT konstaton se pagat më të larta në Shqipëri I kanë të punësuarit në sistemin financiar. Kështu, gjatë tremujorit të tretë 2022, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 93,4% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 33,1% më e ulët.

Një i punësuar në banka apo sigurime ka një pagë mesatare 119 mijë lekë, ose gati 10% më shumë se në tremujorin e tretë të një viti më parë. Megjithatë, në raport me tremujorin e dytë 2022, kur arriti rekordin prej 130 mijë lekësh, paga mesatare në këtë grup aktivitet ka rënë me 9%.

Grup aktiviteti i dytë me pagën më të lartë është “Informacioni dhe komunikacioni”, me pagë mesatare 94 mijë lekë.

E treta më e paguara është Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, me 71 mijë lekë në muaj.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të tretë 2022, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e Manaxherëve, Ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 62,7% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 36% më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2022, paga mesatare mujore bruto në Forcat e Armatosura ka rritjen më të madhe prej 18,5%, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-profesioni i Manaxherëve, Ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë 4,5%.

Pas

Porti i ri i Porto Romanos, Rama: Po të kishte nisur 30 vite më parë, sot do ishim duke i marrë frutet

Para

Tremujori i tretë i vitit, punësimi rritet me 53 mijë persona

Para
Tremujori i tretë i vitit, punësimi rritet me 53 mijë persona

Tremujori i tretë i vitit, punësimi rritet me 53 mijë persona

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rreth 1 në 5 persona blejnë online – Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale

Rreth 1 në 5 persona blejnë online – Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale

nga Fast News
11:55 | 11/10/2025
0

Nuk ndalet Trump, e kërcënon Kinën me tarifa të reja prej 100 për qind

Nuk ndalet Trump, e kërcënon Kinën me tarifa të reja prej 100 për qind

nga Fast News
11:38 | 11/10/2025
0

iPhone 18 ndoshta nuk do të vijë vitin tjetër: 6 gjëra që duhet të dini

iPhone 18 ndoshta nuk do të vijë vitin tjetër: 6 gjëra që duhet të dini

nga Fast News
10:00 | 11/10/2025
0

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike – Modeli i ri pritet të kushtojë 500,000 euro, me shpejtësi deri në 310 km/h

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike – Modeli i ri pritet të kushtojë 500,000 euro, me shpejtësi deri në 310 km/h

nga Fast News
09:30 | 11/10/2025
0

Recent News

Rreth 1 në 5 persona blejnë online – Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale

Rreth 1 në 5 persona blejnë online – Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale

11:55 | 11/10/2025
Nuk ndalet Trump, e kërcënon Kinën me tarifa të reja prej 100 për qind

Nuk ndalet Trump, e kërcënon Kinën me tarifa të reja prej 100 për qind

11:38 | 11/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar