• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale, ua “servir” shqiptarëve të Diasporës

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale, ua “servir” shqiptarëve të Diasporës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria nuk tërhiqet nga nisma e amnistisë fiskale, pavarësisht kundërshtimit të ndërkombëtarëve dhe kryesisht Bashkimit Europian. Në Ditën Kombëtare të Diasporës, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të mazhorancës për të vijuar me projektin e amnitisë fiskale, e cila sipas tij do të formalizojë të ardhurat nga puna të shqiptarëve. Një nismë që kreu i qeverisë ua “serviri” shqiptarëve të Diasporës.

“Amnistia fiskale do të formalizojë të ardhurat nga puna të shqiptarëve në diasporë sepse e dimë shumë mirë ne dhe autoritetet e vendeve ku shqiptarët janë se ekonomia informale është një zonë që ekziston dhe në vendet e zhvilluara dhe puna në të zezë dhe pagesat cash, për orë të paregjistruara janë konstante dhe në vendet e zhvilluara”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama shtoi se shqiptarët hyjnë tek ato komunitete që kanë sakrifikuar duke bërë 2-3 punë për t’ia dalë në vendet e zhvilluara dhe për këtë arsye kanë punuar në të zezë.

“Shqiptarët hyjnë tek ato komunitete që janë punëtorë të jashtëzakonshëm që e kanë ngritur jetën me 2-3 punë dhe kanë bërë akrobacira për t’ia dalë. Kemi dëshmi të panumërta që përforcojnë arsyen për ta bërë më në fund këtë hap që duhej bërë prej shumë kohësh. Është provuar nga qeveritë e mëparshme, por që ka ngecur nga presionet e të tjerëve që nuk e kuptojnë psenë e kësaj lëvizje. Shqipëria është një rast i veçantë, ka hyrë në ekonominë e tregut, e fundit në Europë”, shtoi Rama.

Më tej, kryeministri deklaroi se remitancat vijojnë të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë dhe sipas tij, kjo tregon lidhjen e fortë mes ‘vendit amë dhe bijve të shpërndarë në botë’.

‘Marrëdhënia mes Diasporë dhe vendin amë është dinamike, me probleme që nuk shterojnë, pasi kohët ndryshojnë, interesat dhe lidhjet mes vendit amë dhe bijve të shpërndarë në botë, marrin trajta të ndryshme në funksion të kohës. Gjeneratat kanë përballë sfida të ndryshme dhe jemi dëshmitarë që bota po transformohet me shpejtësi që na detyron të gjejmë rrugët për të evituar që disavantazhet nga transformimi të ndikojnë negativisht. Interesante të mos harrohet që kontributi i ikurve në emigracion në këto 3 dekada vijon të jetë konstant në ekonomi. Remitancat kanë shënuar rritje, çka tregon fuqinë e lidhjeve mes familjeve, traditës që ende sot është e fortë në bërthamën e familjes shqiptare’, deklaroi kryeministri.

Pas

Kredia e papërdorur e pandemisë, Banka Qendrore Europiane zgjat afatin për 400 milionë euro për Shqipërinë

Para

Mungesa e fuqisë punëtore, biznesi: Nënat në shtëpi, rrogën ua kompensojnë burrat në emigrim

Para
Mungesa e fuqisë punëtore, biznesi: Nënat në shtëpi, rrogën ua kompensojnë burrat në emigrim

Mungesa e fuqisë punëtore, biznesi: Nënat në shtëpi, rrogën ua kompensojnë burrat në emigrim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

nga Fast News
12:50 | 01/12/2025
0

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

nga Fast News
12:30 | 01/12/2025
0

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

nga Fast News
11:45 | 01/12/2025
0

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

nga Fast News
11:09 | 01/12/2025
0



Recent News

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

12:50 | 01/12/2025
Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

12:30 | 01/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar