• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rama apeloi qytetarët për bonot, ish ministri i Financave: Nuk ka rrezik të tërhiqen depozitat

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Rama apeloi qytetarët për bonot, ish ministri i Financave: Nuk ka rrezik të tërhiqen depozitat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Thirrja e qeverisë për të investuar në bono thesari nuk përbën rrezik për tërheqjen e depozitave. Këtë deklaroi ish-ministri i Financave, Ridvan Bode në studion e A2 Business me gazetaren Aurora Sulce. Sipas tij kjo kushtëzohet nga rritja  e borxhit publik dhe rënia e intensitet të depozituesve për t’i investuar drejtpërdrejt në tituj të qeverisë.

“Nuk ka bërë kurrë vaki që të tërheqin depozitat për t’i investuar të gjitha në titujt. Për shkak të kësaj infrastrukture jo shumë adeguade dhe pasivitet që ka pasur qeveria në raport  me shërbimin e borxhin, pesha e qytetarëve ka ardhur në rënie në këto vitet e fundit, ka zbritur në 10% nga 18- 20% që ka qenë dhe kjo kushtëzohet nga rritja  e borxhit publik dhe rënia e intensitet të depozituesve për t’i investuar drejtpërdrejt në tituj të qeverisë.





Nuk ekziston ky rrezik, ky është rrezik potencial teorik, sepse të gjithë ato që mund të marrë qeveria në një vit është sa 4% e PPB dhe depozitat e lira që nuk janë investuar në formë kredie, janë 10 herë më të mëdha se qeveria nuk mund të marrë 38% të PPB me bono thesari. Nuk ka mundësi”.

Bode thekson se në këtë situatë përfitojnë qytetarët dhe depozituesit.

“Mendoj që në këtë situatë përfitojnë qytetarët dhe qeveria bën më të dukshme lojën e konkurrencës. Ka ndodhur që dy ankande kanë dështuar në fillim të vjeshtës se bankat nuk futeshin të investonin me atë nivel interesi që kishte ofruar qeveria. Niveli i kreditimit ka qenë ndër më të lartët, kufizimi i ofertës monetare dhe rritja e normës së interesit ia ka dalë që të shtrenjtojnë paranë, njerëzit harxhojnë më pak para dhe kanë interes për të kursyer më shumë. Politika monetare po përkthehet në veprim në tregun financiar dhe kjo është nja gjë e mirë. Jemi përballë rritjes së çmimeve dhe instrumenti për të bllokuar rritjen e çmimeve që erdhi nga faktorë të jashtëm dhe prandaj është ky reagim”.

Për ekspertin e ekonomisë Artan Gjergji kjo është një lëvizje e zgjuar për të ulur koston e huamarrjes së qeverisë në këto momente

“Nxitje për të blerë letra me vlerë nuk është në situatë normale por në dy raste; kur financat janë në problem kritik, ose kur tentohet të nxitet konkurrencë më e lartë në tregjet financiare. Nuk është rasti i parë dhe nuk mendoj që financat kanë problematikë, por është e kundërta, duke parë nevojat për financim afatshkurtër, rritja e normës së interesit solli rritje të normës së pritshme të kthimit që kanë bankat nga investimi i letrave me vlerë, që do të thotë rritje të kostos së borxhit me të cilat qeveria merr hua nga tregu. Është lëvizje e zgjuar për të ulur koston e huamarrjes së qeverisë në këto momente”.

 

Pas

Shtyhet sërish fasha 800 KWh, Rama: Nuk do të aplikohet në dhjetor

Para

Spahiu: Qeveria të ndihmojë biznesin e vogël, rrezik kthimi i kredive

Para
Spahiu: Qeveria të ndihmojë biznesin e vogël, rrezik kthimi i kredive

Spahiu: Qeveria të ndihmojë biznesin e vogël, rrezik kthimi i kredive

Të Gjitha

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

nga Fast News
10:00 | 29/07/2025
0

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

nga Fast News
09:30 | 29/07/2025
0

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

nga Fast News
08:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

10:30 | 29/07/2025
Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

10:00 | 29/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar