• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndryshon buxheti 2022/ Rriten të ardhurat dhe shpenzimet, shtesa shkon për rindërtimin

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Ndryshon buxheti 2022/ Rriten të ardhurat dhe shpenzimet, shtesa shkon për rindërtimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka bërë ndryshime në buxhetin e këtij viti, nisur nga rritja e të ardhurave, e shkaktuar nga shtrenjtimi i çmimeve. Në Fletoren Zyrtare është botuar Akti Normativ me ndryshimet në buxhetin 2022. Sipas këtyre ndryshimeve, të ardhurat buxhetore rriten 5 miliardë lekë, duke arritur në 581,8 miliardë lekë nga 576,8 miliardë lekë që ishin programuar në aktin normativ të miratuar në muajin korrik.

Shpenzimet në aktin normativ arrijnë në 665,6 miliardë lekë, nga 660,6 miliardë lekë të parashikuara më parë.



Rritja e shpenzimeve do të akordohet për rritjen e fondeve për zhvillimin e programit të rindërtimit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon për 2022 likuidimin e të gjithë faturave për ato projekte të rindërtimit ku procesi ka pasur ecuri të shpejtë.

Fondi i rindërtimit për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, në buxhetin për vitin 2022 parashikohej prej 20 miliardë lekësh që do të përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja.

Me aktin normativ të muajit dhjetor, fondet e buxhetit për vijimin e ecurisë së ndërtimit arrijnë në 32,4 miliardë lekë.

“Në varësi të ecurisë së projekteve të rindërtimit, ministri përgjegjës për Financat rialokon fondet, të cilat janë ngurtësuar nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave”.

Sipas Ministrisë së Financave, një pjesë e shtuar e fondit për rindërtimin do të plotësohet edhe nga kursimet e brendshme, atje ku nuk ka pasur realizime të projekteve.

Në aktin normativ ulet fondi për politika të reja pagash nga 1,9 miliardë lekë që parashikohej në aktin e muajit korrik arrin në 1,2 miliardë lekë. Ndërsa shfuqizohet fondi për shpronësimet e parashikuar me vlerë 3 miliardë lekë.

Ndërsa pushtetit vendor i shtohet shuma prej 1 miliardë lekë si transfertë specifike shpërndahet sipas bashkive dhe qarqeve, duke marrë si kriter peshën e detyrimeve të secilës njësi të vetëqeverisjes vendore ndaj totalit të detyrimeve të prapambetura të muajit dhjetor 2021, si dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore për periudhën 2018-2021.

Ky fond përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, sipas rregullave që përcaktohen nga ministri përgjegjës për financat, duke i dhënë përparësi detyrimit më të vjetër.

Pas

Samiti i BE në Tiranë/ Nënshkruhet marrëveshja Roaming

Para

Rriten kostot në ndërtim, ndikuan karburanti, materialet dhe krahu i punës

Para
Rriten kostot në ndërtim, ndikuan karburanti, materialet dhe krahu i punës

Rriten kostot në ndërtim, ndikuan karburanti, materialet dhe krahu i punës

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar