• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Këshilla e Steve Jobs për produktivitetin është e shkëlqyer! “Fokusimi është të thuash jo”

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Lifestyle
0
Këshilla e Steve Jobs për produktivitetin është e shkëlqyer! “Fokusimi është të thuash jo”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Steve Jobs është më i famshëm për themelimin e Apple dhe shndërrimin në një nga markat më të mëdha dhe më të vlefshme ndonjëherë.

Në Konferencën Botërore të Zhvilluesve të Apple në 1997, Jobs ndau këtë këshillë të shkëlqyer:



“Njerëzit mendojnë se përqendrimi do të thotë t’i thuash ‘po’ gjësë në të cilën fokusohesh. Por, kjo nuk është vërtetë. Përqendrim do të thotë t’i thuash JOnjëqind ideve të tjera të mira që ekzistojnë. Duhet të zgjedhësh me kujdes. Unë jam në fakt po aq krenarë për gjërat që nuk kemi bërë, sa edhe për gjërat që kemi bërë”.

Biznesi nuk duhet të ngatërrohet me mbingarkesën. Ndërsa produktiviteti ynë rritet dhe ne shpërndahemi në një përpjekje për të përmbushur të gjitha qëllimet tona, Steve Jobs kishte një qasje të ndryshme. Ai tha, “Inovacioni është t’i thuash jo 1000 gjërave. Duhet të zgjedhësh me kujdes.”

Pa fokus, aftësia juaj për të menduar, për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime do të vuajë. Përkundrazi, fokusi duhet të jetë në detyrën e vetme, duke e vendosur vëmendjen tuaj të plotë në një gjë: një problem biznesi, një detyrë të madhe, një bisedë të rëndësishme.

Të bësh sa më shumë që të jetë e mundur brenda një dite do të thotë të delegosh. Kjo mund të jetë sfiduese, por është absolutisht thelbësore. Për Jobs, hapi i parë është të rrethoheni me njerëz të zgjuar. Tjetra është të tërhiqeni dhe t’i lini të punojnë: “Nuk ka kuptim të punësosh njerëz të zgjuar dhe t’u thuash atyre se çfarë të bëjnë,” tha ai. “Ne punësojmë njerëz të zgjuar, që të na thonë se çfarë të bëjmë”.

Teknologjia është një nga dhuratat më të mëdha të produktivitetit dhe një nga pengesat më të mëdha për ruajtjen e fokusit të mirë. Shqetësimet e vazhdueshme nga njoftimet mund t’ju shpërqendrojnë lehtësisht. Një studim zbuloi se nëse të gjitha ndërprerjet eliminoheshin, punëtorët do të fitonin tre deri në pesë orë në ditë çdo ditë, që është e barabartë me 40-60 për qind të ditës standarde të punës.

Në vend që të lini teknologjinë t’ju menaxhojë, menaxhoni teknologjinë tuaj duke shmangur futjen në email kur filloni ditën tuaj; ju mund të zhyteni në një vorbull nevojash të të tjerëve, kështu që bëni këtë të fundit. Më pas, kur bëni punë që kërkojnë fokus të mprehtë, shkoni në modalitetin e aeroplanit ose fikni njoftimet ose vendoseni telefonin tuaj në dhomë tjetër.

Siç na kujton Jobs, “Fokusimi është të thuash jo”. Nuk është e lehtë, por fitimi mund të jetë mjaft shpërblyes. Siç thoshte Jobs, “Unë jam në të vërtetë po aq krenar për gjërat që nuk kemi bërë sa ç’jam edhe për gjërat që kam bërë”/ inc

Pas

Samiti i Tiranës, do të ndahen 2.6 mld euro mbështetje për energjinë në rajon, emigrimi në fokus

Para

Samiti i BE në Tiranë/ Nënshkruhet marrëveshja Roaming

Para
Samiti i BE në Tiranë/ Nënshkruhet marrëveshja Roaming

Samiti i BE në Tiranë/ Nënshkruhet marrëveshja Roaming

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar