• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Burrat më të paguar se gratë, ekspertët tregojnë zgjidhjen

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Burrat më të paguar se gratë, ekspertët tregojnë zgjidhjen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në tregun e punës janë të aktivizuar 12% më shumë burra sesa gra, ndërkohë që diferencim vihet re edhe në pagat e tyre, ku meshkujt paguhen më shumë se femrat. Për këtë temë ndanë mendimet e tyre në A2 Business të gazetares Aurora Sulce, eksperti i tregut të punës Dritan Mezini, kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas, Antonela Hako dhe sipërmarrësja Donika Mici.

Për Mezinin, problematika qëndron që në edukim, por zgjidhja sipas tij është aftësimi dhe trajnimi i grave në profesionet që kërkohen dhe në risitë e tregut.



“Ky është një problem global, ky diferencim mes pagesës së grave dhe burrave. Ky është një fenomen i mirënjohur, por tani është bërë më shqetësues. Mundësia që gratë të aftësohen në disa profesione të kërkuara në treg është zgjidhja që mund të ndihmojë disa biznese sot. Shumë punë tani me pandeminë kryen nga shtëpia. Janë shfaqur shumë profesione të reja ku mendoj që gratë duhet të informohen dhe të aplikojnë dhe të trajnohen. Në këtë drejtim u duhet dhënë kjo mundësi me këto risitë e reja të tregut të punës. Kompanitë nuk po bëjnë ndonjë diskriminim.

Problematika vjen që në edukim, se numri i vajzave në shkencë e teknologji është me i vogël. Të ulet diskriminimi në përzgjedhjen e degëve se gratë janë po aq të zonjat sa meshkujt dhe në shkenca kompjuterike. Sot i mirë është ai person i cili është i pajisur me aftësi pavarësisht nga gjinia”.

Kryetarja e Dhomës ekonomike të gruas theksoi se gratë janë më produktive se burrat dhe sipas saj në vendin tonë paguhen më mirë, mjaftojnë që të përmbushin kriteret e arsimimit.

“Mospërfshirja e grave është historike si pasojë e tranzicionit se u mbyllën ndërmarrjet dhe hov mori ndërtimi ku meshkujt janë forca që i duhet këtij sektori, falë industrisë prodhuese dhe fasonerisë filloi përfshirja e grave. Gratë kanë filluar të shkëputen nga degët që janë privilegj i djemve. Po shohim tendencë në rritje të kërkesës për këto degë që kanë qenë atribut i burrave. Sa i takon diferencimit të pagës është globale, por në Shqipëri nuk ka të tilla diferencime, madje gratë janë aq produktive që paguhen dhe më mirë se burrat. Mjafton që të përmbushin kushtin e arsimimit”.

Të njëjtin mendim ndau edhe Donika Mici, sipas të cilës në sektorin e saj gratë janë më të paguara dhe vlerësuara.

“Në fashën ku punoj gratë janë më të paguara e vlerësuara se burrat, janë më produktive se burrat. Duhet të ketë diferencim mes burrave e grave në sektorë të ndryshëm”.

Mici dhe Hako theksuan gjithashtu se sot gratë e kanë më të lehtë të bëjnë biznes sesa në vitet ’90, për shkak edhe të favorizimit nga teknologjia.

“Sot të bësh biznes është njësoj të bëjë biznes si femrat e meshkujt, por në kohën kur e kam nisur unë ka qenë shumë e vështirë. Për një grua sot është njësoj sipër një burrë. Në përgjithësi dominojnë burrat si lider në biznes dhe politikë dhe kjo është globale. Meshkujt kanë të njëjtën gjuhë maskiliste prandaj dominon në të gjithë botën, femrat janë gjithnjë më luftëtare dhe me mendimet më të mira, por janë pas perdes”, tha Mici.

“Tani është me thjeshtë të bërit biznes, tani janë të gjitha kushtet. Duhet dëshira për të punuar dhe ngritur profesionalisht dhe për të mos mbetur në hije, dëshira për të marrë përgjegjësi”, tha Hako.

Pas

Mungesa e fuqisë punëtore, biznesi: Nënat në shtëpi, rrogën ua kompensojnë burrat në emigrim

Para

Censurimi i gazetarëve në Twitter, BE mund t’i vërë sanksione Elon Musk

Para
Censurimi i gazetarëve në Twitter, BE mund t’i vërë sanksione Elon Musk

Censurimi i gazetarëve në Twitter, BE mund t’i vërë sanksione Elon Musk

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar