• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Analiza e ish ministrit: Fondet e BE-së kanë dhënë impakt, por problem korrupsioni

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Analiza e ish ministrit: Fondet e BE-së kanë dhënë impakt, por problem korrupsioni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të dhjetorit, në Tiranë u mbajt Samiti i Bashkimit Europian për Ballkanin Perendimor. Liderët e vendeve europiane u mblodhën në kryeqytetin shqiptar, ku dhanë mesazhe optimizmi për integrimin e vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe europiane. Përgjatë këtij rrugëtimi, Bashkimi Europian ka mbështetur Shqipërinë me fonde, të cilat kanë qenë kryesisht grante për sektorë dhe reforma të caktuara, me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës dhe qeverisjes.

Duke qenë se Bashkimi Europian është donatori kryesor në Shqipëri dhe qindra milionë euro janë lëvruar përmes programeve të ndryshme, pakkush e di sesa mund të jetë totali i kësaj ndihme, qoftë edhe për dekadën e fundit. Apo se cilët kanë qenë ata sektorë prioritarë për asistencën financiare të BE-së.

Zef Preçi, ish-ministër i Ekonomisë, i ftuar në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, deklaroi se fondet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë kanë pasur impakt “në nxitjen e reformave dhe investimet në infrastrukturë”.

“Duhet parë më gjerë sesa thjesht mbështetje financiare. Kjo për faktin e thjeshtë se vetë procesi i anëtarësimit është vendim që ka të bëjë si me rritjen e kapaciteteve të vendit, ashtu edhe me vullnetin e BE-së. Për vlerësimin e efektivitetit të fondeve, vetë BE-ja ka një sistem që mbështetet në 5 kritere: koherenca, efektiviteti, përshtatshmëria, impakti dhe eficenca. Vlerësimi bëhet nga agjenci që pajtohen nga BE-ja dhe duhet thënë që nga pikëpamja e vendit përfitues, mendoj që kanë dhënë impakt në nxitjen e reformave dhe investimet në infrastrukturë”, tha Preçi.

Sipas tij, korrupsioni, ndryshueshmëria e shpeshtë e administratës, mungesa e kapaciteteve të ekspertizës së kësaj administrate dhe paqendrueshmëria e strukturave përkatëse, e kanë penguar vendin tonë të përthithë më shumë fonde nga Bashkimi Evropian.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

I “papunë” pas ndarjes me Manchester United, CR7 bën investimin 50 milionë euro

Para

Thënie motivuese nga personalitete botërore

Para
Thënie motivuese nga personalitete botërore

Thënie motivuese nga personalitete botërore

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

nga Fast News
11:48 | 11/01/2026
0

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

nga Fast News
11:15 | 11/01/2026
0

Recent News

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

13:00 | 11/01/2026
3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

12:30 | 11/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar