• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

QKB pezullon kompaninë “Air Albania”, nuk deklaroi pronarët përfitues

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
QKB pezullon kompaninë “Air Albania”, nuk deklaroi pronarët përfitues
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Kombëtare e Biznesit pezullom aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”. Arsyeja është pasi kompania nuk ka deklaruar pronarët përfitues.

Sipas njoftimit të QKB-së, në ekstraktin e kompanisë: “Bazuar në nenin 15/1 të ligjit Nr. 6/2022 “Për Disa Ndryshime dhe Shtesa në Ligjin Nr.112/2020, Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, i ndryshuar, QKB për subjektet raportuese, të cilat kryejnë shkeljet e parashikuara në pikën 4 të këtij neni, do të ndryshojë statusin nga “AKTIV” në statusin “PEZULLUAR” deri në pagesën e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues”.





Statusi i kompanisë është deklaruar i pezulluar që nga data 1 shtator.

Ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, parashikon që të gjitha subjektet raportuese të regjistruara në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin e regjistrimit të pronarëve përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Afati fillestar ishte data 30.6.2021, por që më pas u shty deri më 30 qershor të këtij viti për shkak të problemeve që u hasën me zbatimin e tij.

Sipas ligjit, mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë;

Air Albania u krijua në vitin 2018, si një kompani kombëtare e fluturimeve, ku shteti, përmes “Albcontrol” ka 10% të aksioneve, “MDN INVESTIMENT”, e krijuar po në vitin 2018, ka 41% të kuotave dhe “TÜRK HAVA YOLLARI A.O.” 49%.

Aksionere të “MDN INVESTIMENT”, me nga 50% secila janë Najada Idrizi dhe Rejana Idrizi, sipas ekstraktit në QKB, të cilat i morën gradualisht aksionet nga Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet përgjatë vitit 2018.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, në fund të vitit 2021, “Air Albania” zinte rreth 12% të tregut të fluturimeve sipas numrit të pasagjerëve, duke u renditur e dyta, pas Ëizz Air, me 42%.

Air Albania ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e vitit 2018, kur nuk kishte akoma aktivitet, ndërsa nuk është në QKB as bilanci i 2019-s dhe 2020-s, afati i të cilëve ka përfunduar me kohë. Bilanci i vitit 2021 ka kohë të dorëzohet deri në 15 shtator.

Pas

Braçe kritika qeverisë: Duhet plan për kursimin e energjisë

Para

Bie besimi në ekonomi, bizneset më pesimistët

Para
Bie besimi në ekonomi, bizneset më pesimistët

Bie besimi në ekonomi, bizneset më pesimistët

Të Gjitha

INTERVISTA/ Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit, ekspertja: Pensionet s’rriten këtë vit! Ja kur pritet të ndodhë

INTERVISTA/ Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit, ekspertja: Pensionet s’rriten këtë vit! Ja kur pritet të ndodhë

nga Fast News
08:00 | 04/06/2025
0

Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

nga Fast News
16:56 | 03/06/2025
0

Qeveria jep 10 milionë USD për Mira Muratin dhe projektin e saj “Thinking Machines Lab”

Qeveria jep 10 milionë USD për Mira Muratin dhe projektin e saj “Thinking Machines Lab”

nga Fast News
16:52 | 03/06/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
09:30 | 03/06/2025
0

Recent News

INTERVISTA/ Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit, ekspertja: Pensionet s’rriten këtë vit! Ja kur pritet të ndodhë

INTERVISTA/ Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit, ekspertja: Pensionet s’rriten këtë vit! Ja kur pritet të ndodhë

08:00 | 04/06/2025
Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

16:56 | 03/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar