• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pasiguritë po kërcënojnë botën, raporti i PNUD: Krizat kanë thelluar pabarazinë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Pasiguritë po kërcënojnë botën, raporti i PNUD: Krizat kanë thelluar pabarazinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bota po zvarritet nga kriza në krizë e zënë si në çark në një cikël “fikjesh zjarresh” dhe në pamundësi për të trajtuar me efikasitet “rrënjët e telasheve”, me të cilat përballemi. Pa një ndryshim të fortë të kursit, mund të jemi duke shkuar drejt privimeve dhe padrejtësive më të mëdha, paralajmëron Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Raporti i fundit i Zhvillimit Njerëzor, “Kohë të Pasigurta, Jetë të Paparashikueshme: Formësimi i së Ardhmes Sonë në një Botë që Transformohet”, i publikuar sot nga UNDP-ja argumenton se shtresat e pasigurisë po shtohen dhe po ndërveprojnë me njëra-tjetrën duke shqetësuar jetesën në mënyra të pa precedente. Dy vitet e fundit  kanë patur një ndikim shkatërrimtar për miliarda njerëz në botë, ndërsa krizat e shkaktuara nga pandemia e COVID-19-ës dhe lufta në Ukrainë pasuan njëra-tjetrën dhe ndërvepruan me ndryshimet rrënjësore shoqërore dhe ekonomike, ndryshimet e rrezikshme në planet dhe rritjen masive të polarizimit.



Për herë të parë në 32 vitet që UNDP-ja e ka matur, Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (IZHNj), i cili vlerëson nivelin e shëndetit, arsimit dhe standardin e jetesës së një kombi, ka pësuar rënie në nivel botëror për dy vite radhazi. Zhvillimi njerëzor ka rënë në nivelet e vitit 2016, duke kthyer mbrapsht një pjesë të madhe të progresit të bërë për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ky kthim është thuajse universal, duke qenë se 90 % e vendeve kanë shënuar rënie të vlerës së tyre të IZhNj-së në vitin 2020 ose në vitin 2021 dhe më shumë se 40 % e tyre kanë shënuar rënie në të dy vitet, duke sinjalizuar që për shumë vende kriza është ende në thellim.

Vlera e IZhNj-së për Shqipërinë për vitin 2021 është 0.796 – vlerë që e vendos vendin në kategorinë e Lartë të zhvillimit njerëzor – duke e renditur atë në në vendin e 67 nga 191 vende dhe territore.

Përsa i përket Indeksit të Pabarazisë Gjinore që reflekton pabarazinë me bazë gjinore në tre dimensione – shëndeti riprodhues, fuqizimi dhe tregu i punës, Shqipëria renditet e 39-ta nga 170 vende.

Ndërkohë që disa vende po fillojnë të rimëkëmben, kjo rimëkëmbje është e pabarabartë dhe e pjesshme, duke thelluar më tej pabarazitë në zhvillimin njerëzor. Amerika Latine, Karaibet, Afrika Sub-Sahariane dhe Azia e Jugut janë ndikuar veçanërisht rëndë.

“Bota po rreket t’i përgjigjet krizave të njëpasnjëshme. Kemi vënë re me krizat e kostos së jetesës dhe të energjisë, se megjithëse është tunduese që të përqendrohemi te zgjidhjet e shpejta, si subvencionimi i hidrokarbureve, taktikat e lehtësimit të shpejtë po vonojnë ndryshimet afatgjata sistemike që duhet të ndërmarrim,” u shpreh Achim Steiner, Administrator i UNDP-së.

“Nuk jemi në gjendje kolektivisht që t’i bëjmë këto ndryshime. Në një botë të rrokur nga pasiguria, kemi nevojë për një kuptim të përtërirë të solidaritetit botëror për të trajtuar sfidat tona të përbashkëta dhe të ndërlidhura.”

Raporti shqyrton se përse nuk po ndodh ndryshimi i nevojshëm dhe sugjeron se ka shumë arsye për këtë, përfshirë dhe mënyrën se si pasiguria dhe polarizimi ushqejnë njëra-tjetrën për të parandaluar solidaritetin dhe veprimin kolektiv që na nevojitet për t’i trajtuar krizat në të gjitha nivelet. Për shembull, përllogaritjet/vlerësimet e reja tregojnë se ata që ndihen më të pasigurt kanë po ashtu gjasa të kenë këndvështrime politike ekstreme.

“Edhe përpara se pandemia e COVID-19-ës të ndodhte, po vinim re paradokset binjake të zhvillimit të pasigurisë dhe polarizimi. Në ditët e sotme, ndërkohë që një e treta e njerëzve në të gjithë botën ndihen të stresuar dhe më pak se një e treta e njerëzve në botë u besojnë të tjerëve, përballemi me pengesa të mëdha në adoptimin e politikave që punojnë për njerëzit dhe planetin,” u shpreh Achim Steiner. “Kjo analizë e re mendimndjellëse synon të na ndihmojë ta thyejmë këtë ngërç dhe të përcaktojmë një kurs të ri duke lënë pas pasigurinë aktuale botërore. Kemi një hapësirë të vogël për t’i dhënë një shtysë  sistemeve tona dhe për të siguruar një të ardhme të ngritur mbi veprime klimatike vendimtare dhe mbi mundësi të reja për të gjithë.”

Për përcaktimin e një kursi të ri, raporti rekomandon zbatimin e politikave që përqendrohen tek investimet – nga energjia e rinovueshme tek përgatitja për pandemitë si dhe sigurimet – përfshirë mbrojtjen sociale – me qëllim përgatitjen e shoqërive tona për uljet dhe ngritjet e një bote të pasigurt. Ndërkohë, novatorizmi me format e veta të shumta – si ai teknologjik, ekonomik dhe kulturor – mund të krijojë gjithashtu kapacitetet për t’iu përgjigjur çdo sfide që do të hasim në të ardhmen.

“Për të naviguar pasigurinë, ne duhet të forcojmë angazhimin ndaj zhvillimit njerëzor dhe të shohim përtej përmirësimit të kamjes apo shëndetit të njerëzve,” thotë Pedro Conceição nga UNDP-ja, autori kryesor i raportit. “Këto mbeten të të rëndësishme. Por, ne gjithashtu duhet të mbrojmë planetin dhe t’u sigurojmë njerëzve instrumentet që u nevojiten për t’u ndjerë më të sigurt, për të rifituar kontrollin mbi jetët e tyre dhe për të pasur shpresë për të ardhmen.”

Pas

Policia e Shtetit “jepet me qira”. Shërbime me pagesë kundrejt privatëve

Para

Kapërcen inflacioni, niveli më i lartë që nga kriza e piramidave

Para
Kapërcen inflacioni, niveli më i lartë që nga kriza e piramidave

Kapërcen inflacioni, niveli më i lartë që nga kriza e piramidave

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar