• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Mjaft i ushqyet fëmijët me dhunë” Pediatrja porosi prindërve: I dëmtoni rëndë këto dy sfera të jetës

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Mjaft i ushqyet fëmijët me dhunë” Pediatrja porosi prindërve: I dëmtoni rëndë këto dy sfera të jetës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mos i ushqeni me zor fëmijët, e ngrëna është e drejtë personale. “Në qoftë se prindërit i vrasin këtë kënaqësi fëmijës, atëherë ata i privojnë perceptimin e kënaqësisë, si në sferën shoqërore dhe në atë seksuale”.

Të ushqesh një fëmijë në mënyrën më të mirë nuk është e lehtë. Shpesh, prindërit kanë shqetësimin që fëmija i tyre refuzon ushqimin, nuk ulet asnjëherë në tavolinë apo pëlqen ushqime të gatshme. Ka prindër që i detyrojnë fëmijët të hanë ushqim duke i trembur me disa shprehje, që shpesh janë bërë zhargon tek ta, si: “Duhet ta hash ushqimin se të vjen doktori, polici apo gogoli (miti i tij nga i cili çdo fëmijë ka frikë).



Sipas pediatres Lira Gjika, të gjitha këto shprehje vijnë si rezultat i sjelljes jo të duhur të prindërve.

“E ngrëna është e drejtë personale e fëmijës. Në qoftë se fëmija refuzon ushqimin do të thotë që ai prind e ka ushqyer me zor”. Refuzimi i ushqimit nga fëmija vjen si një revoltë që ai bën ndaj sjelljes së prindit. Lira Gjika thotë që fëmija ka dy armë, të ngrënën ose gjumin. Ajo i argumenton sjelljet e prindërve, të cilët trembin fëmijët në mënyrë që të hanë ushqimin, me prindër “dembel”. Sipas psikologëve, “ushqimi është i lidhur me kënaqësinë”.

Këtë Lira Gjika e komenton se shpesh prindërit u vrasin kënaqësinë fëmijëve, duke i detyruar të hanë atëherë kur ata duan. “Në qoftë se prindërit i vrasin këtë kënaqësi fëmijës, atëherë ata i privojnë perceptimin e kënaqësisë si në sferën shoqërore dhe në atë seksuale”, thekson ajo.

ETIKA E TË NGRËNIT, PËRBALLJA ME REFUZIMIN
Etika e të ngrënit bëri diferencimin midis njeriut dhe kafshës. Fëmija vjen me mendimin që duhet të ushqehet, që të ekzistojë. Edhe në këtë pikë, pediatria Lira Gjika thotë se “ushqyerja që bëhet vend e pa vend pa e zgjedhur ushqimin është një frikë apo angari e prindit”. Një pikë e rëndëshishme e etikës së të ushqyerit të fëmijës nga prindërit është rregulli i uljes në tryezë, si dhe mënyra e vendosjes së ushqimit, ku fëmija duhet të mësohet me etikën e të ngrënit me thikë, lugë e pirun. “Në qoftë se i rrituri nuk i vendos në tryezë fëmijës thikën, pirunin dhe lugën se mos vriten fëmijët, këto janë dyshime frike të të rriturve. Në qoftë se të rriturit kanë dyshim tek fëmija, kjo është e rrezikshme sepse fëmija përveç dyshimit të vet mbart dhe dyshimin e prindërve”, thotë Lira Gjika. Rritja e fëmijës është një bashkëpunim mes të rriturit dhe të voglit. Rregullin e parë njeriu e vë tek ushqimi dhe gjumi. Në qoftë se prindërit nuk zbatojnë një rregull të caktuar mbi ushqimin dhe gjumin e fëmijës, atëherë ata e kanë të vështirë të bindin fëmijën për të ngrënë ushqimin në orarin e tij. Shpesh nënat e reja, sipas Lira Gjikës, shkelin edhe etikën e të ngrënit me foshnjën e tyre. Në momentin që foshnja qan, nënat e reja i vendosin në gji. Por, fëmija ka 12 të qara dhe sipas Lira Gjikës, duhet t`i kuptosh të qarat e fëmijës dhe pastaj të veprosh. “Shpesh gratë i japin gji foshnjës së tyre kur ai qan. Kjo do të thotë që qumështi i nënës është bërë si një ilaç qetësues dhe jo ushqim i shëndetshëm. Duhet kuptuar e qara e foshnjës”, shton Lira.

KULTIVIMI I DURIMIT
I rrituri duhet të plotësojë ato kërkesa dhe dëshira të fëmijës, që i duken të drejta dhe të plotësueshme. Dëshirat nuk i plotësohen fëmijës, sepse ai qan, kjo është shumë e gabuar. “Kur mendoni se dëshira apo kërkesa mund të plotësohet, atëherë plotësojani sa më shpejt, jo pasi ai, fëmija, insiston apo qan apo sjellje të tjera imponuese dhe ju prindër, që humbni durimin dhe ja plotësoni. Kjo mënyrë është e dëmshme, sepse realizohet nëpërmjet padurimin tuaj dhe faktit, që të shpëtoni nga kjo gjëndje acaruese, që fëmija ju provokon. Kur nuk keni ndërmënd ta plotësoni dëshirën apo kërkesën, duhet të jeni të vendosur. Ju duhet ta përballoni me butësi fëmijën tuaj duke i dhënë të drejtë në mërzinë e tij. Fëmija kur kupton se nuk ka lëkundje apo nervozizëm, e pranon situatën dhe qetësohet. Ka raste që ju doni ta plotësoni dëshirën apo kërkesën, por jo menjëherë siç kërkon fëmija, ju mund të veproni edhe në këtë menyre: duke i thënë fëmijës, që do ja plotesoni dëshirën per ditëlindje, apo per vitin e Ri. Kjo është një mënyrë e mirë për të kultivuar durimin, por edhe, që dëshirat apo kërkesat, nuk plotesohen menjëherë, apo kur qan. Madje kur qan humbet “pikë” dhe mund të shtyhet plotësimi i dëshirës. Plotësimi i dëshirave dhe kërkesave të fëmijës, duhet të jetë edukues dhe jo “mundje” ndërmjet të rriturit dhe fëmijës, se kush do të fitojë. Edhe nje gjë tjetër, mos i mbysni me lodra të kota fëmijët, sepse ja zhvleftësoni edhe dëshirën edhe lodrën, i ktheni “sende” pa vlerë.

Pas

Shpjegimi i psikologes: Pse nuk na pëlqejnë asnjëherë fotot që bëjmë

Para

“Nuk do të hezitoja” Papa Françesku i dërgon mesazhin e befasishëm Kim Jong Un

Para
“Nuk do të hezitoja” Papa Françesku i dërgon mesazhin e befasishëm Kim Jong Un

“Nuk do të hezitoja” Papa Françesku i dërgon mesazhin e befasishëm Kim Jong Un

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar