Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Mashtronte të huajt me telefon, arrestohet administratori i një “Call Center” në Tiranë (EMRI)

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Mashtronte të huajt me telefon, arrestohet administratori i një “Call Center” në Tiranë (EMRI)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Trade”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë.

Mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive, vihet në pranga administratori i një subjekti call center, procedohen penalisht 5 punonjëse (operatore). Shpallet në kërkim pronari i subjektit.

Sekuestrohen 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

 

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trade”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Lorenc Lleshi, 28 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset V. L., 25 vjeçe, E. H., 22 vjeçe, I. P., 22 vjeçe, S. H., 26 vjeçe dhe A. Ç., 22 vjeçe, të pesta banuese në Tiranë, të punësuara si operatore në këtë subjekt.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi G. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Lorenc Lleshi administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin G. C., në rrugën “Myslym Shyri”. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuara si operatore shtetaset V. L., E. H., I. P., S. H. dhe A. Ç., të cilat, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar për të investuar në bursa fiktive.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit G. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Pas

E frikshme/ Avioni bie në mes të makinave në autostradë dhe shpërthen në flakë (VIDEO)

Para

Histori prekëse: Mos i lini të vetëm të moshuarit…

Para
Histori prekëse: Mos i lini të vetëm të moshuarit…

Histori prekëse: Mos i lini të vetëm të moshuarit…

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

nga Fast News
08:30 | 11/04/2026
0

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

nga Fast News
08:00 | 11/04/2026
0

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

nga Fast News
21:46 | 10/04/2026
0

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

nga Fast News
21:30 | 10/04/2026
0

Recent News

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

08:30 | 11/04/2026
Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

08:00 | 11/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora