• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dy grekë i rrëmbejnë foshnjen nënës shqiptare: Do e shisnim për 50 mijë euro

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Dy grekë i rrëmbejnë foshnjen nënës shqiptare: Do e shisnim për 50 mijë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Aegaleo të Greqisë, ku dy burra janë ndaluar teksa po tentonin të largoheshin me një foshnje 8-muajshe që dyshohet se ia kishin rrëmbyer nënës shqiptare.

Për fat të mirë, kanë qenë disa punonjës së bashkisë që kanë vënë re dy burrat teksa po qëndronin në diell dhe njëri prej tyre mbante foshnjen 8-muajshe nga këmbët dhe me kokë poshtë.





Skena e çuditshme ka tërhequr vëmendjen e punonjësve të bashkisë, të cilët i janë afruar menjëherë për t’i pyetur. Më pas në vendngjarje ka mbërrirur edhe policia duke kryer arrestimin e tyre.

Punonjësja greke e bashkisë ka kujtuar momentin shokues duke thënë:

“Nuk kishte asnjë mendim tjetër veçse ta merrja foshnjen në krahë dhe ta mbroja, ta ushqeja, t’i jepja ujë, ta ndërroja”, tha policja bashkiake duke folur për Star, e cila së bashku me kolegen e saj arritën të parandalonin shitjen e fëmijës.

Megjithatë ngjarja është mbuluar nga misteri, kur në polici është thirrur për të dëshmuar nëna shqiptare. Ajo ka thënë se të dy personat i njihte por fëmijën ia kishin rrëmbyer nga apartamenti teksa ajo ndodhej në tualet.

“Nuk e kam dhënë. E kanë marrë vetë. Të dy janë miqtë e mi dhe ishin në shtëpinë time kur hyra për të bërë banjë. Kur dola nga banja mendova se foshnja po flinte. I akuzuari më thirri nga policia dhe më tha të shkoja në departament”, ka thënë 31-vjeçarja shqiptare në polici.

Edhe dy të arrestuarit kanë deklaruar fillimisht se fëmijën e kishin marrë për ta shitur për 50 mijë euro, por më pas kanë ndryshuar qëndrim duke deklaruar se e morën vetëm për ta shëtitur.

Një person kyç në rastin e rrëmbimit të foshnjës konsiderohet edhe babai i tij që jeton në një qytet tjetër. Sipas informacioneve të Star, policia do të hetojë edhe mundësinë që dy të rinjtë me origjinë greke, 30 dhe 33 vjeç, i përkasin një rrjeti të trafikut të foshnjave, ndonëse u dukej shumë e çuditshme që fillimisht ua kanë thënë punonjësve të policisë bashkiake se donin ta shisnin foshnjën për 50 mijë euro pasi çmimi është shumë i lartë.

Por kur janë përballur me policinë, ata kanë pohuar se foshnjën ua ka dhënë nëna për ta nxjerrë shëtitje, e cila sipas informacioneve tha se ka edhe katër fëmijë të tjerë që jetojnë me babanë në Volos.newsbomb

Pas

Shmangni pesë shprehitë e këqija të mëngjesit për të pasur bark të sheshtë

Para

Rrufeja godet dhe shkrumbon shtëpinë në Berat, shpëtojnë 20 mijë eurot që ndodheshin në sirtar

Para
Rrufeja godet dhe shkrumbon shtëpinë në Berat, shpëtojnë 20 mijë eurot që ndodheshin në sirtar

Rrufeja godet dhe shkrumbon shtëpinë në Berat, shpëtojnë 20 mijë eurot që ndodheshin në sirtar

Të Gjitha

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

nga Fast News
16:03 | 28/06/2025
0

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

nga Fast News
15:35 | 28/06/2025
0

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

nga Fast News
15:31 | 28/06/2025
0

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

nga Fast News
10:00 | 27/06/2025
0

Recent News

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

16:03 | 28/06/2025
Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

15:35 | 28/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar