• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama batuta për BE: Nusja po të dojë le të vijë në shtrat, të bëjmë fëmijë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Rama batuta për BE: Nusja po të dojë le të  vijë në shtrat, të bëjmë fëmijë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Amsterdami për dështimin më të fundit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Teksa u pyet për pengesat që e shkaktojnë këtë ngërç, Rama tha se Ballkani është një vend i çuditshëm dhe është çmenduri nëse do të fusësh në politikën e integrimit debatet e brendshme të mbartura të rajonit.





FJALA E RAMES:

Mos u përpiqni ta kuptoni të gjithën sepse do ta ndërlikoj jetën më shumë seç duhet. ne jemi Ballkani dhe vijmë me ca telashe. Ne duam të jemi pjesë e BE-së dhe më pas nëse vende si Bullgari anë këtë rast e përdorin anëtarësinë e tyre në BE dhe veton për të diskutuar historinë në nivel politik kjo është edhe më e ndërlikuar,. Dhe mendoj sa herë historia merret në dorë nga politikanët për tu zgjidhur, rezultati është që historia të ndërlikohet më shumë seç ishte para se ta merrnin ata në dorë. Kjo është e gjitha një turp, që lidhet me frymën e deformuar të zgjerimit. Nuk është Bullgaria çështja, është Be-ja mënyra si funksionon është e vjetërsuar . Duhet ndryshuar. Është e vjetërsuar. Një vend që merr peng dy vende të tjera është e gabuar. Po nëse hyn në Ballkan është çmenduri, se po të hysh aty po të pyesësh shqiptarët ne mendojmë se erdhëm me majmunët. Ne mendojmë se evolucioni i Darvinit nisi me ne. Grekët mendojnë se Holanda është një fshat i vjetër i Greqisë së Lashtë, ata mandje mendojnë se erdhën para majmunëve. Po Serbët. Po të na pyesësh ne Napoleoni ishte shqiptar, familja e tij shkoi në Korsikë. Këto janë gjëra që nuk duhen diskutuar në nivel europian. Por është siç është siç do të thoshte Donlad Trump.

Gjëja më e pakuptueshme përtej kësaj është se as ne as Maqedonia e Veriut nuk po trokasim në derën e BE-së për tu bërë anëtar. Po të bëheshim që sot anëtar do ta kuptoja. Ne vetëm duam të nisim bisedimet. Është e çuditshme se je kandidat për t’u martuar, por pala tjetër thotë një ditë dot të martohesh me mua, por si mund të martohesh kur pala tjetër nuk flet. Pra ne jemi kandidat pa folur por ne duam të flasim. Se di sa do zgjasin këto bisedime e probleme për vite, por kjo është pengmarrje për zgjedhje të brendshme. Nuk e di por sa herë ka probleme të brendshme flasin një armë këtu një mafie aty, një shqiptar këtu, ca djem që rrisin marihuanë në pjesën jugore të Shqipërisë, apo Roterdamit. Pra është një proces i brendshëm i të mbajturit larg. S’ka të bëjë më me çfarë bëjmë ne. Se BE ka një Komision Europian që paguhet nga fondet e BE, makineria më e madhe burokratike e të gjithë botës, që mbikëqyrin 24 orë çdo vend, dhe pastaj prodhojnë raporte për vendet kandidate për t’ia paraqitur vendeve anëtare dhe më vonë do thonë çfarë duhet bërë.

Mendoj se duhet të ishin çelur negociatat prej shumë vitesh, mbase vitin e ardhshëm por nuk do humbasim më gjumë për këtë, ne. Mbetëm duke organizuar dasma, dasma të mëdha me muzikë. Prisnim të vinte nusja nga Brukseli, por 1 vit 2 vjet 3 vjet asnjëherë nuk erdhi. Nëse do të vijë të martohet me ne pa muzikë dhe menjëherë në shtrat dhe të bëjmë fëmijë, le të vijë. E them me humor, por imagjinoni veten kur doni të martoheni seriozisht por ajo nuk shfaqet asnjëherë.

Pas

Zbulo nëse je ose jo i lumtur

Para

Vlorë/ Përfshihet nga flakët makina, radhë trafiku në qytet

Para
Vlorë/ Përfshihet nga flakët makina, radhë trafiku në qytet

Vlorë/ Përfshihet nga flakët makina, radhë trafiku në qytet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar