• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

‘Jam i ndarë mes të dashurës dhe ish-it tim, nuk di çfarë të bëj’

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
‘Jam i ndarë mes të dashurës dhe ish-it tim, nuk di çfarë të bëj’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Unë jam në një lloj trekëndëshi dashurie, jam shumë i hutuar dhe se di çfarë të bëj. Nuk e di se si përfundova në këtë situatë, por e kam shumë të vështirë të dal prej saj.

U njoha me ish-in tim tetë vjet më parë, ndërsa jetoja jashtë vendit, u dashurova dhe më pas kuptova se ajo kishte çrregullim bipolar. Ajo u kthye në Angli me mua për një kohë të shkurtër dhe më pas u kthye në shtëpi, vetëm për t’u kthyer prapë këtu me studime. U ndamë, u fejuam, por më pas u ndamë përsëri dhe nuk folëm më shumë.





Kam takuar dikë tjetër dy vite më parë dhe gjithçka ka qenë shumë mirë, por gjithmonë kam ndjerë një lloj tërheqje ndaj ish-it. Shkoja të takohesha me të në disa raste, duke menduar se do të flisja personalisht dhe do të dija se cila ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Nuk arrita kurrë t’i gjeja fjalët, kështu që e gjithë historia u zvarrit.

Rreth katër muaj më parë, e dashura ime aktuale mësoi se jam takuar me ish-të dashurën. U përpoqa t’i rregulloja gjërat me të dhe kanë qenë disa muaj shumë të vështirë dhe të errët. Ajo më ka falur deri në një pikë, por unë ende nuk kam mundur ta lë të shkojë historinë time të shkuar.

Ka arritur në një pikë tani, që i kam thënë të dashurës sime se duhet të marrim pak pushim, që të kuptoj se çfarë duhet të bëj, por nuk e di nëse bëra mirë. Jam në një pikë të jetës sime, ku dua të qetësohem dhe të jem i lumtur.

Thjesht nuk e di cila është rruga e duhur për momentin, pasi jam tërhequr nga të dyja, në mënyra të ndryshme, për arsye të ndryshme.”

Kësaj letre ardhur në redaksinë e Guardian, Annalisa Barbieri i përgjigjet kështu:

Nuk jam i sigurt për moshën tuaj – nuk e keni dhënë – por nga ajo që keni thënë, duket sikur e keni takuar ish-in në fillim të të 20-ave, ndoshta edhe në fund të adoleshencës. Ata me të cilët biem në dashuri në këtë kohë – mosha e hershme madhore – mund të kenë një kontroll të vërtetë mbi ne, edhe shumë kohë pasi marrëdhënia të ketë përfunduar.

Fundi i marrëdhënies suaj tingëllon i çrregullt dhe kjo ndonjëherë mund të na bëjë të duam që të kthehemi dhe ta rregullojmë atë, ose t’i bëjmë gjërat ndryshe – më mirë. Sigurisht që duket se ka një mungesë vullneti për t’u larguar.

Pavendosmëria ishte e përhapur gjatë gjithë letrës suaj dhe e gjeta veten duke dashur të di pak më shumë për jetën tuaj të hershme – A jeni rritur me ndjenjën se mund të merrni vendime për veten tuaj? A ju kujton ish-e dashura, një anëtar të familjes për të cilin mësuat se duhet të jeni përgjegjës ose nuk mund të jeni të sinqertë me të?

Kur ka një zgjedhje midis dy njerëzve, nuk është gjithmonë rasti që njëri prej tyre duhet të jetë i duhuri për ju.

Së pari, është e rëndësishme të kuptoni se keni kontroll mbi situatën tuaj.

Përgjigja për dilemën që keni është se, me shumë mundësi, asnjëra nga këto gra nuk është e duhura për ju. Kur ka një zgjedhje midis dy njerëzve, nuk është gjithmonë rasti që njëri prej tyre duhet të jetë i duhuri. Ka më shumë gjasa që të keni para jush në të njëjtën kohë dy njerëz jo shumë të duhur për ju. Unë mendoj se fakti që po përpiqeni të vendosni po ju bën ta shihni situatën dhe ta vlerësoni sa më objektivisht. Thjesht mos e ngatërroni disponueshmërinë me përshtatshmërinë.

Këshilla ime është të shkëputeni nga të dyja vajzat. Lërini të jenë të lira të dalin me dikë tjetër nëse dëshirojnë. Mos u jepni atyre shpresa të rreme dhe mos i mbani “lidhur” të dyja – kjo do të ishte vërtet e pakëndshme.

Pra, merrni kohë për të zbuluar pak më shumë për veten tuaj, kush jeni në të vërtetë dhe çfarë dëshironi. Pasiguritë tona mund të na bëjnë të pavendosur – dhe mendoj se këto dy gra janë manifestimet tuaja. Merrni kohë për ta zgjidhur këtë tani dhe nuk ka asnjë arsye pse nuk mund të qetësoheni në të ardhmen. Por mos u habitni nëse është me dikë që nuk e keni takuar ende.Anabel

Pas

“Për 3 javë rrëzuan qeverinë”! Berisha zbulon çfarë i kërkoi Bashës kur ishte në krye të PD

Para

Mali i Zi, reagime rreth tërheqjes së mbështetjes ndaj qeverisë së

Para
Mali i Zi, reagime rreth tërheqjes së mbështetjes ndaj qeverisë së

Mali i Zi, reagime rreth tërheqjes së mbështetjes ndaj qeverisë së

Të Gjitha

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

10 zakone të femrave të suksesshme

10 zakone të femrave të suksesshme

nga Fast News
09:52 | 13/08/2025
0

Recent News

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025
Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

10:20 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar