Lumi Vjosa fillimet e tija (burimet) i mer nga teritori grek dhe deri në shkarkimin e ujrave në detin Adriatik përshkruan një gjatësi prej 321 km, nga të cilat 49 km gjatësi jashtë teritorit të vendit tonë dhe 272 km gjatësi brenda teritorit të vendit tonë.
Ai grumbullon ujrat e rreshjeve atmosferike nga një pellg ujmbledhës prej 6706 km2 prej të cilave 2341 km2 jashtë teritorit të vendit tonë dhe 4365 km2 brenda teritorit të vendit tonë. Sasia vjetore e rreshjeve atmosferike që bien në pellgun ujëmbledhës të Vjosës jashtë teritorit të vendit tonë është 1260 mm në vit, kurse brenda territorit, deri në Mifol, bie mesatarisht 1650 mm në vit. Pak pas futjes në teritorin e vendit tonë Vjosa sjell një sasi mesatare të ujit gjatë vitit 1.7 miliard m3 ujë, ose një prurje mesatare prej 54 m3 në sekond, ndërsa në Mifol vëllimi i ujit që sjell gjatë një viti është mesatarrisht 6.4 miliard m3 ujë ose një prurje prej 204 m3 /sek, pra brenda teritorit të vendit tonë formohet një sasi uji prej rreth 4.7 miliard m3 ujë.
Sasia e ujit ndryshon gjatë viteve të periudhës shumë vjeçare. Kështu në Mifol, në vitin hidrologjik me më shumë ujë ka kaluar rreth 13 miliard m3 ujë , në vitin hidrologjik me më pak ujë ka kaluar rreth 4.2 miliard m3 ujë. Po kështu kjo sasi uji ndryshon shumë gjatë muajve të vitit. Me më shumë ujë parashikohet periudha nga muaji nëntor deri në muajin maj gjatë së cilës rrjedh mbi 65% e sasisë vjetore të ujit, ndërsa gjatë periudhës së thatë (uje pakët) prurjet e ujit janë mesatarisht 45 m3/sek. Muaji me më pak ujë gjatë vitit është muaji gusht, ku prurjet e ujit në vite të veçanta kanë arritur në 30 m3/sek. Sasia e ujit në lumin Vjosa është e pashterueshme e rinivueshme për çdo vit. Por në kushtet konkrete kur pala greke ka më shumë se 30 vjet që ka devijuar përgjithmon nga lumi Vjosa , brenda teritorit të saj , një sasi uji prej 8 m3/sek dhe në perspektivë sipas një plani e projekti zhvillimi të zonës në teritorin e saj parashikon të devijojë përgjithmon nga lumi Vjosa 80% të prurjeve ujore që hyjnë në teritorin e vendit tonë, projekt i cili shkakton probleme dhe dëme të mëdha në teritorin e vendit tonë në aspektin ekonomik, mjedisor, bënë që lumi Vjosa të humbasë shumë nga trashëgimija natyrore ndonëse në kaskadën e tij, në teritorin e vendit tonë nuk është ndërtuar asnjë digë nga 8 digat e parashikuara në projekt. Në vitin 1997 me VKM Nr. 222 datë 24.05.1997, filloi ndërtimi i digës të hidrocentralit në Kalivaç, punimet e të cilit janë ndërprerë. Në vitet hidrologjike me shumë ujë « egërsinë » e tij lumi Vjosa e shkarkon në zonën e Mifolit ku shkakton përmbytje dhe dëme të mëdha ekonomike e mjedisore për të gjithë komunitetin e kësaj zone. Rastet e përmbytjeve të kësaj zone janë të shumta dhe të përsëritura. Nga prurjet e shumta të ujit niveli i tij është ngritur në kuota të larta duke bërë të pa kalueshme rrugën e re Levan Tepelenë dhe duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme asaj, është dëmtuar traseja hekurrudhore në këtë zonë me gjatësi 50-60 ml, është përmbytur stacioni i pompimit që furnizon me ujë qytetin e Fierit, janë prishur kanalet vaditëse e kulluese, janë dëmtuar sera, banesa, objekte të ndryshme bujqësore dhe blektorale etj.
Ndërtimi i digës mbi lumin Vjosa në Kalivaç do të bëjë të mundur :
-
· Që ujrat e lumit të mbushin rezervuarin duke krijuar një liqen artificial me vlera multifunsionare. Lartësia e digës dhe përmasat e vëllimi i rezervuarit të parashikuara në projekt nuk prishin natyrën « e egër » të lumit Vjosa nga kufiri greko shqiptar deri në Kalivaç me gjatësi afërsisht 192 km (nga 272 km që është gjatësia e tij në territorin e vendit tonë)
-
· Që të mos kemi përmbytje e dëme ekonomike e mjedisore në zonën e biefit të poshtëm nga Kalivaçi në Mifol e deri në derdhjen e tij në detin Adriatik.
· Ndërtimin e « autostradave » të linjave të tubacioneve të furnizimit me ujë si :
-
– Kalivaç – Nartë – Vlorë – Orikum
-
– Kalivaç – Ballsh – Fier – Ura Vajgurore – Berat
-
– Kalivaç – Memaliaj – Tepelenë – Gjirokastër – Dropull – Kufi
-
– Kalivaç – Nartë – nën detin Adriatik – Itali ( për eksport uji)
-
· Në zhvillimin e peshkimit, sporteve të ujit, transportit ujor, turizmit, ujitjen e tokave bujqësore, vreshtave, pemtarive etj.
-
· Në zonën e biefit të poshtëm nga Kalivaçi në Mifol fitohet një sipërfaqe toke që mund të gjelbërohet apo pyllëzohet, e cila mund të shoqërohet me ndërtim parqe, terene sportive natyrore, kënde të ndryshme lodrash për fëmijë etj.
Për këto dhe mjaft përfitime të tjera lumi i Vjosës e ka të nevojshme ndërtimin e digës në Kalivaç, digë e cila do të jetë si gjerdan ari i këtij lumi “të egër” natyror, i cili sot i derdh ujrat në det pa i marrë vlerat e mira që ka. Një fjalë e urtë thotë: “Kur shtëpia ka etje për ujë mos e derdh atë në obor pa e përdorur më parë”
Tiranë 29.09.2020 Ing. Niko Naska