• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Unë nuk numëroj lopët”! Braçe replikon me Ramën: Të gënjesh është mungesë respekti

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Unë nuk numëroj lopët”! Braçe replikon me Ramën: Të gënjesh është mungesë respekti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka vijuar replikën me kryeministrin Edi Rama, mbi shifrat për blegtorinë, ku ishte vetë kryeministri sot që hodhi poshtë deklaratat e deputetit, duke thënë se “Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon”, ndërsa pyeste me ironi se “Ku ikën lopët”

Në një postim në “Facebook”, deputeti Braçe tregon se për shifrat i është referuar INSTAT-it dhe se ai nuk numëron lopët, por ju beson haureve bosh dhe dëshmive të blegtorëve, ndërsa shton se “E para, te genjesh eshte mungese respekti per tjetrin; e dyta, te genjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpeton kerkend, nuk i intereson kerkujt, as bujqve e blegtoreve”.

“…midis një ministri që thotë “nuk ka qenë aq numri i lopëve se e shtoi Ai që ishte atëherë për të vjedhur lekët e vaksinave”, një tjetër ministri që argumenton edhe më thellë “lopët i kane ngrënë turistet; erdhën shumë, çfarë hanë ata”-në të njëjtat qeveri, unë i besoj haureve bosh, dëshmive të blegtorëve për numrin e lopëve që kishin e kanë, stallat e përgjysmuara apo edhe më pak; i besoj një fshati të tërë si LIFAJ që ka pasur mbi 2000 krerë lopë e tani ka disa qindra”, shkruan Braçe në një status në Facebook.

Postimi i plotë:

ME FALNI QE NUK DI TE GENJEJ!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

UNE NUK NUMEROJ LOPET!
Jo se e perbuz si pune, fare; thjesht nuk kam mundesi ta bej kudo.

UNE KAM CITUAR DREJT E PA ASNJE GABIM INSTAT; nje institucion qe per statistika te tjera e ngreme ne qiell!

INSTAT ne publikimin e tij, thote kudo:

BURIMI: MINISTRIA E BUJQESISE E ZHVILLIMIT RURAL.

Pra po them:

LOPET I KA NUMERUAR MINISTRIA EDHE NE 2017, EDHE NE 2018-fundit te tij i jam referuar une, EDHE NE 2019, EDHE NE 2020, EDHE NE 2021!

Burimi i INSTAT eshte ky numerim!

Po ti numeroja une do ishin edhe me ndryshe, REALE!

E dini pse? Sepse midis nje ministri qe thote “nuk ka qene aq numri i lopeve se e shtoi AI qe ishte atehere per te vjedhur leket e vaksinave”, nje tjeter ministri qe argumenton edhe me thelle “lopet i kane ngrene turistet; erdhen shume, cfare hane ata”-ne te njejtat qeveri, une i besoj haureve bosh, deshmive te blegtoreve per numrin e lopeve qe kishin e kane, stallat e pergjysmuara apo edhe me pak; i besoj nje fshati te tere si LIFAJ qe ka patur mbi 2000 krere lope e tani ka disa qindra!

JANE SHUME ME TE BESUESHEM KETA SE PESE MINISTRA NGA 2016-ta E KETEJ QE AKUZOJNE NJERI TJETRIN SE KANE NUMERUAR GABIM LOPET!

Te dhenat e INSTAT jane ne linje e logjike; NUMRI I LOPEVE NE RENIE, SHOQEROHET ME SASINE E QUMESHTIT PRODHUAR ME PAK; dhe nese numri i lopeve eshte numeruar nisur nga korrupsioni, litrat e qumeshtit te prodhuar kane si burim fabrikat e perpunimit, faturat, sipas INSTAT. (Ketu une perseri kam rezerva, po hajde)
Numrat e INSTAT mbeshteten ne ekonomi; nese me pare, CMIMI I QUMESHTIT NE GRUMBULLIM ishte i ulet, ndryshimi i skemes se TVSH e beri te pagrumbullueshem ekonomikisht, pra te padobishme ekonomikisht mbajtjen e tufes, SOT edhe pse cmimi eshte lart, eshte me pak se SHPENZIMET E USHQIMIT per lopet!
Thene keto, une mund te pranoj cdo arritje, cdo gje te mire te bere e nuk le rast pa e bere publik; POR NUK GENJEJ DOT, KERKEND, PERFSHIRE EDHE KRYEMINISTRIN!

Per dy arsye;

E para, te genjesh eshte mungese respekti per tjetrin; e dyta, te genjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpeton kerkend, nuk i intereson kerkujt, as bujqve e blegtoreve.

Pas

Sherr i fortë në Maliq, plagosen me thi kë dy persona

Para

Alarmoi Shkodrën, shpërthehet pakoja, ja çfarë kishte brenda

Para
Kamufloheshin si qendra masazhi/ Zbulohen dy “fole” pr*stitucioni në Tiranë, në pranga 2 vajza (EMRAT)

Alarmoi Shkodrën, shpërthehet pakoja, ja çfarë kishte brenda

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

nga Fast News
16:00 | 19/01/2026
0

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

nga Fast News
15:45 | 19/01/2026
0

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

nga Fast News
15:15 | 19/01/2026
0

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

nga Fast News
14:43 | 19/01/2026
0

Recent News

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

16:00 | 19/01/2026
KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

15:45 | 19/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar