Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Tiranë/ Vidhnin llogari në rrjetet sociale dhe më pas kërkonin lekë, arrestohet mësuesi dhe një tjetër person

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Tiranë/ Vidhnin llogari në rrjetet sociale dhe më pas kërkonin lekë, arrestohet mësuesi dhe një tjetër person
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka përfunduar  aksionin “Hackers” në lidhje me goditjen e mashtrimit kompjuterik.

Mësohet se janë arrestuar dy shtetas në Tiranë, ku njëri është me profesion mësues.

Ata vidhnin llogaritë në rrjetet sociale personave të ndryshëm dhe u kërkonin para për t’ua rikthyer.

Gjatë aksionit, janë sekuestruar 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente arsimore të dyshuara të falsifikuara dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Sipas informacioneve në pranga ka rënë  Liridon Peka, i cili administronte llogaritë në rrjetet sociale, të vjedhura për përfitim, dhe mësuesi Pashuk Alia, që merte shumat e parave që dërgonin shtetasit që u ishin vjedhur llogaritë në rrjetet sociale.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Kompjuterik në DVP Tiranë dhe në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të hetimeve të kryera për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, finalizoi operacionin policor të koduar “Hackers”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

  1. P.A., 59 vjeç, banues në Tiranë, më profesion mësues, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik“, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i dokumenteve shkollore”;
  2. L.P., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet disamujore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm, të cilëve më pas u kërkonin para, që t’ua rikthenin llogaritë e tyre.

Shtetasi L. P., pasi administronte llogaritë në rrjetet sociale, të vjedhura nga përdorues të ndryshëm, i kontaktonte ata që të paguanin para për rikthimin e llogarive, ndërsa shtetasi P. A. tërhiqte nga njësitë e transfertave të parave, shumat e përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit u gjetën disa dokumente shkollore (dëftesa), të dyshuara të falsifikuara, që i posedonte shtetasi P. A., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente institucionesh financiare dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimit Kibernetik po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Pas

Çfarë është zbuluar? KLSH kërkon ndëshkim për 70 punonjës të Bashkisë Fier

Para

Peshqirëve ju ka ndryshuar ngjyra? Ja si ti zbardhni në shtëpi me metoda natyrale

Para
Peshqirëve ju ka ndryshuar ngjyra? Ja si ti zbardhni në shtëpi me metoda natyrale

Peshqirëve ju ka ndryshuar ngjyra? Ja si ti zbardhni në shtëpi me metoda natyrale

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

nga Fast News
21:46 | 10/04/2026
0

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

nga Fast News
21:30 | 10/04/2026
0

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

nga Fast News
21:27 | 10/04/2026
0

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

nga Fast News
21:23 | 10/04/2026
0

Recent News

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

21:46 | 10/04/2026
Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

21:30 | 10/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora