• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme? Tre skenarët e mundshëm

ngaAurora Sulçe
në Të gjitha
0
Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme? Tre skenarët e mundshëm

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë gjatë viteve të ardhshme? Ekspertët e Këshillit Ndërkombëtar të Shkencës (ISC), një organizatë që bashkon mbi 200 shoqata shkencore ndërkombëtare, sugjerojnë në një raport të ri se pandemia mund të zgjasë edhe 5 vjet të tjera.

Se si do të evoluojë kjo krizë e vazhdueshme globale e shëndetit publik, kjo do të varet përfundimisht nga ne të gjithë. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët, një grupim prej 20 ekspertësh mbi shëndetin publik, virologjinë, ekonominë, etikën, shkencat e sjelljes dhe sociologjinë, kanë përshkruar në raportin e tyre të ri 3 skenarë të mundshëm të pandemisë, që mund të ndodhin deri në vitin 2027.

Synimi është të ofrohet mundësia e ndërmarrjes së disa veprimeve, për të minimizuar ndikimin e ardhshëm të pandemisë. Skenari i parë i mundshëm, është ai më optimisti. Nëse gjatë viteve të ardhshme përqindja e njerëzve të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 do të rritet globalisht nga rreth 60 për qind aktualisht në mbi 80 për qind, mund të shpëtohen

jo vetëm shumë jetë, por mund të reduktohet edhe rreziku i varianteve të reja të koronavirusit. Rrjedhimisht, mund të ketë përfitime të konsiderueshme edhe për aspekte të tjera, si shëndeti mendor, ekonomia dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Megjithatë, siç e theksojnë autorët e raportit, koronavirusi nuk do të zhduket plotësisht. Por përhapja e tij do të jetë shumë më e menaxhueshme.

Në skenarin e dytë, shkencëtarët fokusohen tek fakti se deri tani qeveritë e kanë “zgjatur” pandeminë, duke u fokusuar kryesisht tek strategjitë kombëtare, dhe jo tek bashkëpunimi ndërkombëtar. Për këtë arsye, nëse vazhdon kjo tendencë, rezultati më i mundshëm është që përqindjet e vaksinimit të mbeten nën 70 për qind.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Dhe nëse ato nuk rriten, atëherë koronavirusi i ri mund të bëhet endemik, dhe valët kulmoresezonale do t’i mbingarkojnë spitalet në disa vende, dhe do të kërkonin vaksina të përditësuara si dhe përdorimin e barnave antivirale.

Pra deri në vitin 2027, mund të shohim një përkeqësim të pabarazive globale, me vendet me të ardhura të ulëta që do të përballen me kolapsin e sistemit shëndetësor dhe të sigurisë ushqimore. Në skenarin e tretë dhe të fundit të pandemisë, më i keqi, autorët shprehin shqetësimin e tyre për nacionalizmin dhe populizmin gjithnjë në rritje.

Në këtë rast, besimi midis qeverive dhe qytetarëve mund të përkeqësohet më tej, duke e zvogëluar rrjedhimisht normën e vaksinimeve dhe duke e penguar bashkëpunimin ndërkombëtar. Në këtë skenar, më pak se 60 për qind e popullsisë së botës do të vaksinohej plotësisht kundër Covid-19, dhe vendet me të ardhura të ulëta do të kishin qasje të kufizuar tek dozat fillestare dhe ilaçe antivirale.

“Rrjedhimisht, koronavirusi do të mbetej i pakontrolluar, me valë goditëse serioze në disa pjesë të botës”– thuhet në raport. Po çfarë mund të bëhet? Për të shmangur skenarin e fundit, ekspertët u bëjnë thirrje qeverive të bashkëpunojnë, të investojnë në sistemet shëndetësore,dhe t’i rezistojnë tundimit për të reduktuar objektivat në kuadër të ndaljes së ndryshimeve klimatike në funksion të përfitimeve afatshkurtra. Në fakt, ka të ngjarë që avancimi i ndryshimeve klimatike t’i bëjë edhe më të mundshme pandemitë e ardhshme./ bota.al

Pas

Pandemia në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Ja sa raste të reja ka patur në 24 orë

Para

“Ka ardhur koha të reagojmë” Rudina Hajdari del me thirrjen e fortë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Para
“Ka ardhur koha të reagojmë” Rudina Hajdari del me thirrjen e fortë

“Ka ardhur koha të reagojmë” Rudina Hajdari del me thirrjen e fortë

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar