Presidenti Biden rrëzohet edhe nga biçikleta, më herët u rrëzua nga shkallët e avionit (VIDEO)

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime

Presidenti amerikan Joe Biden është bërë kryefjalë e rrjetit, pasi një video e tij ku shihet teksa rrëzohet nga biçikleta po qarkullon masivisht në internet.

79-vjeçari Biden po lëvizte me biçikletë pranë shtëpisë së tij në Rehoboth Beach, por në një moment e humbi ekuilibrin, duke u përplasur në tokë, jo shumë larg këmbëve të gazetarëve dhe operatorëve që prisnin një prononcim prej tij.

Fbf

Menjëherë pas incidentit i cili ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, ai i siguroi gazetarët që nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim duke thënë: “Jam mirë”.

Presidenti sqaroi se kishte pasur problem me heqjen e këpucëve nga pedalet e biçikletave, gjë që i kishte shkaktuar rënien.

Biden dhe bashkëshortja Jill ndodheshin në Delaware, ku po kalojnë përvjetorin e tyre të 45-të martesës.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Para

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha