• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Para dhe s*ks/ Ja si funksiononte skema e mashtrimit të mjekëve me “pacientët” shqiptarë për të hyrë në Itali

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Para dhe s*ks/ Ja si funksiononte skema e mashtrimit të mjekëve me “pacientët” shqiptarë për të hyrë në Itali
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me operacionin për shkatërrimin e një grupi kriminal që vepronte përmes Italisë dhe Shqipërisë.

Në fokus të kësaj skeme ishte mashtrimi me barnat por edhe kurimi falas i qytetarëve shqiptarë.





Pas bashkëpunimit në organeve ligjzbatuese shqiptare me ati italiane, u bë i mundur arrestimi i disa personave, mes tyre mjekë dhe infermierë, nga Shqipëria dhe Italia, ndërsa janë nën hetim 82 shtetas shqiptarë.

Sipas informacioneve, gjatë aksionit janë janë sekuestruar më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro.

Por si funksiononte mashtrimi për kurim falas të qytetarëve shqiptarë në Itali

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin mjekët shqiptarë dhe Italianë, përmes një dokumentacioni të falsifikuar dhe me sëmundje të rënda (mashtrim), bënin të mundur hyrjen në Itali të qytetarëve shqiptarë, me pretendimin se kishin nevojë urgjente për ndihmë më të specializuar.

Fillimisht kërkesa bëhej nga ana e mjekëve shqiptarë të cilët i dërgonin në Itali emrin e “pacientit” bashkë me diagnozën, dhe menjëherë ishte përgjigja e mjekëve italianë që jepnin “Ok” që qytetarit t’i hapej drita jeshile për të kaluar në kufi.

E gjithë kjo bëhej përmes përfitimit të parave ose shërbimeve seksuale që mjekët shqiptarë dhe italianë merrnin nga “pacienti”, pasi ky i fundit sapo kalonte kufirin vijonte jetën e tij.

Deklarata e plotë nga SPAK:

Mbështetur nga Eurojust, autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Itali dhe Shqipëri kanë çmontuar një rrjet kriminal që dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike. Gjatë një dite aksioni, janë arrestuar nëntë të dyshuar. U sekuestruan më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro.

Grupi i Organizuar Kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane. Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali.

Hetimi dokumentoi lëshimin e çertifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.

Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të  paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin.

Eurojust mbështeti autoritetet në Itali dhe Shqipëri me ngritjen dhe financimin e një skuadre  të përbashkët hetimore (SPH) në mars 2022. U organizuan gjithashtu dy takime koordinuese  nga Eurojust për të lehtësuar bashkëpunimin gjyqësor dhe për të ofruar mbështetje për koordiminimin e  hetimit.

Gjatë aksionit të përbashkët më 10 qershor, në Itali u arrestuan 6 (gjashtë) të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro.

Sot më datën 10 Qershor 2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me praninë e Oficerëve të Policisë Italiane, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kanë kryer 11 (njëmbëdhjetë) kontrolle në ambjetet e banesave, zyrave shtetërore (QSUT) dhe të subjekteve tregtare. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikamente mjekësore dhe pajisje kompjuterike dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.

Pas

E rëndë në Tiranë/ Bie nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë fëmija 2 vjeç

Para

“O Zot i madh” Artan Fuga ka një pyetje për ministren e Bujqësisë

Para
“O Zot i madh” Artan Fuga ka një pyetje për ministren e Bujqësisë

“O Zot i madh” Artan Fuga ka një pyetje për ministren e Bujqësisë

Të Gjitha

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

nga Fast News
09:26 | 25/07/2025
0

Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

nga Fast News
09:17 | 25/07/2025
0

Si po e përdorin shqiptarët Inteligjencën Artificiale? 93.13% nga ChatGPT, por edhe aplikacione të reja

Si po e përdorin shqiptarët Inteligjencën Artificiale? 93.13% nga ChatGPT, por edhe aplikacione të reja

nga Fast News
09:07 | 25/07/2025
0

Mashtrimi me kartat bankare, apeli i Policisë së Shtetit: Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

Mashtrimi me kartat bankare, apeli i Policisë së Shtetit: Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

nga Fast News
08:59 | 25/07/2025
0

Recent News

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

09:26 | 25/07/2025
Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

09:17 | 25/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar