Forcat Speciale pak ditë më parë kanë zbarkuar në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini i njohur si ‘Poja’, ku kanë kryer kontrolle.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme i është kontrolluar banesa në kuadër të operacionit të ‘Plumbit të Artë’, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Lajmi është bërë i ditur sot nga gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Në shënjestër”.
Po ashtu mësohet se është kontrolluar edhe banesa e të birit dhe e nipit.
Lala tha se Troplini ka dhënë dëshmi para oficerëve të policisë. Aksioni në fjalë vjen pak ditë pas rrëfimit të Dumanit, i cili tronditi botën e krimit dhe me dëshmitë e tij, duke çuar në arrestimin e 18 personave.