Mjaftuan sot vetëm pak minuta shi në Tiranë që rrugët të përmbyteshin.
E gjithë situata erdhi për shkak të problemeve me kanalizimet.
Ndërkohë që siç duket edhe nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, Lana ka dalë nga shtrati në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Sasia e madhe e ujit që është futur në Lanë si edhe cektësia e lumit në atë zonë ka bërë që uji të përmbysë gjithçka përreth urës në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” në jug-perëndim të kryeqytetit.