• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Kush e mendonte se do të ndëshkoheshin politikanë të nivelit të lartë” Rama harron sulmin ndaj SPAK

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Kush e mendonte se do të ndëshkoheshin politikanë të nivelit të lartë”  Rama harron sulmin ndaj SPAK
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama foli sot për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe ndëshkimin e figurave të rangut të lartë politik në vend.

Ai gjithashtu përmendi një prokurori të fokusuar tërësisht te misioni i saj.





Në Konferencën Kombëtare të Antikorrupsionit, Rama tha se kush e mendonte në këtë vend deri pak vite më parë se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga reforma në drejtësi që askush nuk do ndihej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi.

Kujtojmë se në konferencë merr pjesë dhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

“300 mijë kontakte fizike në muaj mes qyt dhe shtetit. Sistemi ishte i kapur tërësisht nga kanceri i një drejtësie tërësisht të korruptuar, gjerësisht të kalbur, të transformuar në një Pazar ku e drejta shitej ose blihej. Ku pavarësisht se brenda sistemit kishte si kudo njerëz të zotë dhe të ndershëm, tërësia e sistemit e bënte të pamundur.

Ne u fokusuam në dy drejtime, nga njëra anë reformimi i sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër, reformimi i sistemit të shërbimeve. Për reformimin e sistemit të drejtësisë, do doja të thosha diçka për të cilën biem dakord të gjithë pavarësisht bindjeve dhe rezervave dhe madje pavarësisht simpative që mund të kemi në aspektin politik. Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë. Kush e mendonte në këtë vend deri pak vite më parë se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga reforma në drejtësi që askush nuk do ndihej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi. Nuk besoj se dikush në këtë sallë deri para pak vitesh do i përgjigjej pyetjes pozitivisht, a e beson se pas pak vitesh do të ndodhë kështu, dhe jo kryetarë qeverie, kryebashkiakë apo deputetë të partisë në pushtet. Kemi pasur dikur anëtarë qeverie që pushkatoheshin, por ishte sistem tjetër. Këtu flasim për një sistem ku pushtetet janë të ndara dhe ku ndarja e pushteteve mishërohet në veprimtarinë e pavarur të organeve të drejtësisë në raport me pushtetin ekzekutiv, apo në raport dhe me pushtetin legjislativ”, deklaroi Rama.

Në kongresin e PS në prill, si dhe në Asambleja Kombëtare e PS më 7 maj kryeministri Edi Rama sulmoi me tone të ashpra Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, se nuk po vepron ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga Vettingu, e veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Kreu i PS la të kuptohej sërish se SPAK po godet më shumë nga e majta, duke theksuar megjithatë se partia e tij ka pasur gjithnjë të njëjtin qëndrim sa herë që është dashur të merret përpara drejtësisë cilido pjesëtar i tyre.

 

Pas

“Më dorëzuan listën me emra” Del një tjetër pjesë nga dëshmia e Nuredin Dumanit

Para

“Ka ardhur koha të merrni vendime të vështira” Yuri Kim lëshon ultimatumin e fortë për qeverinë

Para
“Ka ardhur koha të merrni vendime të vështira” Yuri Kim lëshon ultimatumin e fortë për qeverinë

“Ka ardhur koha të merrni vendime të vështira” Yuri Kim lëshon ultimatumin e fortë për qeverinë

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar