• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ja si u zgjodh Bajram Begaj” Elisa Spiropali rrëfen prapaskenat e procesit për Presidentin e ri

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Ja si u zgjodh Bajram Begaj” Elisa Spiropali rrëfen prapaskenat e procesit për Presidentin e ri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur sot për zgjedhjen e Presidentit të ri Bajram Begaj.

Ajo tha se detaji që e dallon Partinë Socialiste është se kjo forcë politike nuk negocion në kurriz të interesit kombëtar.





Ajo tha se PS do të preferonte një opozitë të fortë përballë dhe që nuk punon kundër vendit.

“Edi Rama është një lidër fitues në PS dhe tashmë ka një mandate të tretë. Pikërisht prej frymës organizative dhe ideve të socialistëve, sot kemi këtë arritje historike. Ne jemi sot një parti e fortë, konkurruese dhe e pakonkurrueshme në Shqipëri. Ne nuk e shohim katandisjen e opozitës si një gur në dorën tonë. Ne do donim një opozitë me qëllime të qarta dhe atdhetare. Nuk na shërben as ne që për arsye të tyre të brendshme të dëmtojnë imazhin e vendit nga mëngjesi në darkë duke akuzuar kundërshtarin si tradhtar, apo këlysh e të tjera. Kjo nuk kërkon veç fantazi, por shumë ligësi. Për herë të parë shohim edhe pretenca të qarta kundër partnerëve tanë, kryesisht ndaj SHBA-ve. Kemi një non-grata në anë tjetër dhe hijet e së shkuarës nuk mund të marrin peng të ardhmen” – tha Spiropali.

Ajo komentoi edhe zgjedhjen e Bajram Begajt në krye të Shtetit. Sipas Elisa Spiropalit, Begaj do të vazhdojë t’i japë shumë Republikës. Ajo komentoi edhe rolin e Sali Berishës në proces.

“Në Kryesinë e PS ishte epilogu, por procesi ishte i gjatë. Begaj ishte një nga emrat e propozuar nga deputetët socialistë. Kishim një listë me emra politikë, dhe një listë tjetër me 26 emra të tjerë ku ishte zoti Begaj. Ne i dhamë të gjitha mundësitë opozitës që të vinte me emra konkretë kandidatësh, jo me letra correspondence. Pra ia dhamë mundësitë dhe në asnjë moment nuk e shfrytëzuan. Për të mos thënë se më shpejt dolën nga procesi sesa hynë. Por siç duket opozita u ndikua nga gogoli që i qëndronte përballë dhe që i akuzonte si tradhtarë grupin e zotit Alibeaj. Fjalë që ne i kemi dëgjuar prej 31 vitesh” – tha ministrja Elisa Spiropali.

Duke komentuar firmën e Ilir Metës për Begajn, Spiropali e vlerëson atë si aktin e duhur dhe logjik të ngjarjes.

“Meta e ka firmosur emrëimin e zotit Begaj dhe nuk kishte pse të mos e ç’dekretonte. Në modelin e zotit Begaj, zoti Meta do të shohë atë që duhet të kishte qenë, por fatkeqësisht nuk u bë kurrë” – tha ajo.

Pas

“Ka ardhur koha të merrni vendime të vështira” Yuri Kim lëshon ultimatumin e fortë për qeverinë

Para

“Zgjohu popull, viktima je ti” Avokati Adriatik Lapaj bën apelin e fuqishëm

Para
“Zgjohu popull, viktima je ti” Avokati Adriatik Lapaj bën apelin e fuqishëm

“Zgjohu popull, viktima je ti” Avokati Adriatik Lapaj bën apelin e fuqishëm

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar