Zhvillohet këtë të enjte seanca plenare në Kuvend. Deputetët mblidhen në orën 10:00.
Sot është parashikuar të zhvillohet interpelanca e kërkuar nga deputeti i PD Agron Shehaj me kryeministrin Edi Rama, për investimet strategjike.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të Urdhrit nr. 56, datë 21.06.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.06.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Agron Shehaj. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
Raport i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021. (Neni 32 i ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik – jo më shumë se 20 minuta Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë) Koha e votimit të projektrezolutës
Raporti i veprimtarisë vjetore të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2021. (Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar”” si dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga drejtori i DAP – jo më shumë se 20 minuta Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë) Koha e votimit të projektrezolutës
Akt normativ nr.10 datë 15.5.2022 “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
Projektvendim “Për emërimin e një anëtari në Komisionin e Konkurrencës”. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 20, 21 dhe 22 të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit
Projektvendim “Për emërimin e një anëtari në Komisionin e Konkurrencës”. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 20, 21 dhe 22 të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit
Projektvendim “ Për ngritjen e Komisionit hetimor të Kuvendit “Për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “ Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””. (Neni 77 i kushtetutës, neni 25 i Rregullores së Kuvendit, ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit 10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60′).