• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Investigimi/ Ashensorët të pasigurt! ISHMT në 1429 ashensorë ka kontrolluar vetëm 336

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Investigimi/ Ashensorët të pasigurt! ISHMT në 1429 ashensorë ka kontrolluar vetëm 336
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ashensorët e pallateve çdo ditë e më tepër po kthehen në një problematikë shqetësuese për banorët si pasojnë e defekteve të njëpasnjëshme dhe nga më të ndryshmet.

Thuajse çdo ditë të frikësuar qytetarët përdorin ashensorë pa e ditur nëse janë të certifikuar apo të kolauduar brenda të gjitha kushteve teknike. Gjatë muajit Maj, 3 raste të ndryshme defektesh në ashensor kanë ndodhur vetëm brenda pak orësh!





Më 15 maj 2022 një ashensor në Qendrën Spitalore Nënë Tereza u shkëput dhe për pasojë mbetën të lënduar një paciente dhe infermierja që e shoqëronte.

E ndërsa një ditë më vonë me 16 maj në një kompleks pallatesh pranë rrugës së Kavajës, një ashensor u përfshi nga flakët me pasojë vetëm në dëme materiale. Dhe vetëm brenda pak orësh në të njëjtën ditë një tjetër ashensor u përfshi nga flakët në lagjen 1 Maji të qytetit të Vlorës.

Kamera e Fiks Fare, në një vëzhgim disa ditor ka vënë re se shumë komplekse banimi nuk kanë një ashensor që mund të ketë të gjitha elementët e sigurisë. Dhe për më tepër banorë të këtyre komplekseve tregojnë eksperiencat e tyre të incidenteve që u kanë ndodhur në ashensor.

Një e moshuar tregon se kur ndodhet në situatat e ngecjes në ashensor kërcen disa herë në të dhe më pas duhet ta hapë me forcë nga brenda, pasi administratorët jo gjithmonë janë në ato momente.

Për të kuptuar më mirë se si duhet të jetë një ashensor i mirëfilltë dhe për t’u njohur më nga afër me situatën, gazetarët e Fiks Fare në bashkëpunim me një teknik të licencuar për ashensorët, Renaldo Staka kanë kryer një vëzhgim në një zonë të kryeqytetit.

Ku nga ky vëzhgim rezultoi se ky ashensor duhej të bllokohej nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, sepse ishte jashtë çdo standardi teknik. Me litarë të pasigurt, gropa të mbushura me letra dhe bishta cigaresh.

Arben Dervishaj, sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve në Shqipëri thotë se në lidhje me problemet e ashensorëve ndahen 2 gjëra. Pjesa që duhet të plotësojë kompania e ndërtimit dhe pjesa tjetër që i takon banorëve ose atyre që do ta shfrytëzojnë.

“Kur flasim për kompanitë e ndërtimit ata e bëjnë të gjithë procedurën sepse nuk mund të kolaudohet. Ka disa protokolle te sakta për përcaktimin e tyre. Duhet bërë kontroll teknik, të gjitha provat teknike, për të parë si funksionojnë sistemet dhe përshkruhen në librin e ashensorëve. Ashensorët kanë nevojë për një mirëmbajtje rutine të cilat duhet t’i bëjnë kompanitë e specializuara”, thotë ai .

Më pas ai shpjegon se një herë në 20-25 vite motori duhet të ndërrohet ka kohën e vjetërsisë. Nëse ashensorët do te mirëmbaheshin sipas protokollit dhe siç i kërkon inspektorati teknik nuk kishim për t’i pasur këto probleme. Ashensori duhet patjetër të kontrollohet 1 herë në vit. Këta ashensorë i merr në dorëzim inspektorati ai ka për detyrë t’i marrë.

“Duhet rritur roli i inspektoratit ndoshta burimet njerëzore të inspektoratit janë të vogla për të gjithë këtë sasi ashensorësh. Të drejtat e plota i ka në letër por ne nuk po shohim asgjë”, përfundon z. Dervishaj.

Përsa i përket një përgjigje që vetë Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dërgoi për redaksinë e Fiks Fare në lidhje me numrin e ashensorëve të regjistruar pranë këtij institucioni, numrit të inspektorëve, strukturave të liçensimit për këto pajisje, si dhe kontrollet që janë bërë përgjatë një viti.
Ky institucion na tha se gjithsej janë të regjistruar 1429 ashensorë ndërkohë që për periudhën Prill 2021-2022 janë kryer vetëm 336 inspektime. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka gjithsej 4 Drejtori me 80 punonjës në total.

Për sa i përket strukturës së liçensimit të ashensorëve në vendin tonë, këto kompani janë private, ISHMT nuk ka një strukturë të tillë./Gazeta Shqip/

Pas

Tragjike/ Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet e mbytur 56-vjeçarja në Vlorë

Para

Anglia merr vendimin, ekstradon kri minelët dhe pedo filët shqiptarë

Para
Anglia merr vendimin, ekstradon kri minelët dhe pedo filët shqiptarë

Anglia merr vendimin, ekstradon kri minelët dhe pedo filët shqiptarë

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar