Daniele Bedini 32-vjeç po hetohet nga policia italiane si i dyshuar për vrasjen e shqiptares që punonte si prostitutë në Itali Nevila Pjetri. Sipas mediave italiane gruaja shqiptare është vrarë me dy plumba, një në ballë dhe një tjetër pas veshit të majtë.
Ndërkohë pak më shumë se 24 orë pas vrasjes së shqiptares, është vrarë një tranvestit 43-vjeçar i identifikuar si Carlo Bertolotti. Trupi i tij u gjet në Sarzanë, një zonë bujqësore që përshkohet nga disa përrenj të vegjël, jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i Nevilës. Zona ku u gjet trupi i 43-vjeçarit frekuentohej nga tranvestitë që prostituojnë në rrugë.
Dëshmia
Daniele Bedini u mor në pyetje nga karabinierët në lidhje me vrasjen e shqiptares. Ai është artizan nga Carrara, djali i një marangozi dhe dyshohet se qëlloi viktimën me pistoletën e babait të tij. Ai ka qenë i dënuar më parë për krime kundër pronës, grabitje dhe trafik të lëndëve narkotike ndërsa hetuesit po vazhdojnë të mbledhin të dhëna rreth tij.
Daniele Bedini ka mohuar akuzat. Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij Rinaldo Reboa. “I vetmi element që i ka shtyrë hetuesit të ndalojnë klientin tim është kallëzimi i vjedhjes së armës në pronësi të babait të Danieles, pak ditë para se të ndodhnin vrasjet.
Babai i klientit tim kishte denoncuar vjedhjen e armës e cila nuk është gjetur në vendin ku ai e mbante gjithmonë. Hetuesin e kanë mbyllur rrethin e të dyshuarve rreth tij pikërisht për këtë shkak. Atëherë duke qenë se burrat pinë duhan edhe, Etna atëherë është burrë”, tha avokati duke ironizuar kështu përfundimet paraprake të hetuesve.
Kush është viktima e dytë
Tranvestiti Carlo Bertolotti 43 vjeç në Montebello di Ceparana. Ai kishte kohë që kishte humbur babanë dhe nënën e tij. Deri në vitin 2012 kishte pasur një parukeri të njohur në qendër të Ceparanës. Vitin e kaluar ai u transferua në Albiano Magra pasi i dogjën shtëpinë. Fshatarët kishin mbledhur edhe fonde për ta ndihmuar. Pak muaj më parë ai kishte gjetur një punë si parukier në një dyqan në Spezia.
Mbrëmjen e djeshme karabinierët e La Spezias kanë marrë një telefonatë nga miqtë e Carlo Bertolotti -t të cilët kanë raportuar zhdukjen e tij. Policia shkoi në zonën e Bozit të njohur për prostitucion. Aty gjetën makinën e Bertolottit ku brenda kishte dy gëzhoja dhe gjurmë gjaku. Trupi i tij ndodhej pak metra larg makinës. Në trupin e viktimës të gjetur nga efektivët e Policisë, janë konstatuar shenja dhune. Trupi i tij ishte i mbuluar me ferra. Hetuesit, nuk përjashtojnë lidhjen e kësaj ngjarje me vrasjen e Nevilës.
Vrasja e Nevila Pjetrit
Nevila, me origjinë shqiptare prej disa kohësh jetonte në Itali. Ajo jetonte në Massa, në fshatin Alteta, në një vilë me kopsht me bashkëshortin e saj Leonard Marku, me të cilin ishte martuar prej një viti. Burri ka pohuar se nuk ishte në dijeni të faktit që gruaja e tij ushtronte prostitucionin. Sipas asaj që ai i tha karabinierëve, të cilët trokitën në derën e tij mëngjesin e të dielës, ai besonte se ajo punonte në një kamping pranë La Spezia.
Hetuesit po këqyrin pamjet filmike të marrë nga kamerat e sigurisë në rrugë dhe dy celularët e viktimës, të cilët u zhdukën bashkë me sendet e saj personale. Natën kur ndodhi krimi ajo ka mbërritur me makinën e saj në zonën ku prostituonte zakonisht bashkë me një mikeshën e saj. Makina e saj është gjetur pikërisht në këtë zonë ndërsa miqtë e saj kanë treguar se ajo është larguar nga aty me një makinë të bardhë.panorama