• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Gati një valë e dytë arrestimesh” SPAK i kërkoi të mos nxirrte më asnjë dëshmi, flet gazetari Elton Qyno

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Gati një valë e dytë arrestimesh” SPAK i kërkoi të mos nxirrte më asnjë dëshmi, flet gazetari Elton Qyno
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Elton Qyno, gazetari që u thirr në ambientet e SPAK dhe ju kërkuar të mos nxirrte më në vazhdim asnjë dëshmi të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar se si u njoh me urdhrin. Sipas tij, hetuesit e dinin që Qyno kishte dëshminë dhe në formë bashkëpunimi i kishin kërkuar “të stoponte”.

“Sipas analizës së tyre unë kisha kaluar cakun e informacionit, publikimit të detajeve të rasteve, takimeve që kishte kryer Nuredin Dumani. Nuk e kam parë si formë presioni nga SPAK por ma kërkuan fillimisht si bashkëpunim që ta stopoja por duke proceduar dhe nga ana proceduriale dhe ligjore”, ka thënë gazetari,





Qyno: Ka qenë një ftesë që më është komnunikuar në telefon, me 14 qershor. Kam refuzuar të shkoj me datë 14 dhe 15 pasi nuk më kanë dhënë sqarime dhe kam shkuar me 16 qershor. Vonesa nuk ishte vetëm, për faktin nëse duhej apo nuk duhej të shkoja në SPAK për tu njohur me udhëzimet por dhe për shkak të agjendës time. Jam njohur me urdhrin, kishte nisur një hetim për nxjerrje sekreti hetimor dhe për ti vënë kapak vijimit të publikimeve të mia në Ora Neës ishte marrë një urdhër për të bllokuar këto publikime.

Sipas analizës së tyre unë kisha kaluar cakun e informacionit, publikimit të detajeve të rasteve, takimeve që kishte kryer Nuredin Dumani. Nuk e kam parë si formë presioni nga SPAK por ma kërkuan fillimisht si bashkëpunim që ta stopoja por duke proceduar dhe nga ana proceduriale dhe ligjore.

Duke u ndalur te urdhri, ai sqaroi se ai nuk i referohej një një gazetari apo media në veçanti. Por më pas ishte vetë SPAK që e personalizoi përmes një deklarate ku sqaronte se ndalimi ishte i vlefshëm vetëm për gazetarin Qyno.

Qyno: Urdhri ishte i thatë, nuk më referohej vetëm mua dhe asnjë media apo gazetari në Shqipëri. E kam firmosur se më është kërkuar. Hetuesit kishin dijeni se unë e kisha këtë dëshmi ndaj më thirrën dhe thanë stopo.

Gazetari thotë se nuk i druhet arrestimit, duke sqaruar se hetimi i SPAK ka objekt gazetarët por punonjësit e SPAK dhe Gjykatës, nga të cilët dyshohet se rrodhi informacioni.

Qyno: Nuk kam frikë se më arrestojnë dhe as SPAK nuk kërkon të më arrestojë mua sepse nuk ka çfarë më do. Atje ka një hetim për nxjerrje sekreti hetimor dhe hetimi nuk ka objekt gazetarët por vetë punonjësit e SPAK dhe gjykatës që kanë nxjerrrë informacionin që ne kemi publikuar.Kjo më është bërë me dije atë ditë. Por unë do bëhem objekt i procedimit penal nëse publikojmë dëshmi të tjera të Nuredin Dumanit.

Por pse shqetësohet SPAK nga publikimi i dëshmisë së Dumanit? Qyno thotë se operacioni “Plumbi i Artë” ishte vetëm maja e ajsbergut pasi një valë e dy arrestimesh po përgatitet.

Qyno: Dumani u arrestua me 29 mars. Me 30 mars i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë Henrik Hoxhës, ai ka lidhur një marrëveshje me prokurorin e Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe më pas ka deklaruar gjithë aktivitetin kriminal që kishte kryer dhe dinte, prokurori e ka parë se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast goditjesh mes grupeve kriminale në Elbasan por një gamë më të gjerë të aktivitetit kriminal në disa qytete ka shpallur kompetencën dhe e ka referuar në SPAK.

Kam publikuar në 11 prill pendimin e Nuredin Dumanit. Informacionin e kisha nga dy burime. Kam kontaktuar prokurorin e çështjes dhe nuk e ka pranuar.Me 18 prill kam publikuar një lajm tjetër.

SPAK ka reaguar duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim apo pendim të tyre për të treguar krimet.Por në 18 maj ndodhi operacioni “Plumbi i Artë” ku SPAK pranoi se kishte bashkëpunuar Dumani dhe për shkak të dëshmisë së tij ishin lëshuar 32 masa arresti. Njerëzit kryesorë të këtyre grupeve kriminale u shpallën në kërkim, ku e dinin këta se emrat e tyre ishin përmendur nga Dumani dhe SPAK kishte një procedim penal ndaj tyre?

Rrjedhja e informacionit ka ceduar që nga momenti kur është penduar Henrik Hoxhaj, 30 mars 2022. “Plumbi i Artë” është vetëm maja e ajsbergut, besoj se dhe në ditët në vazhdim do të ketë arrestime të tjera. Një valë e dytë arrestimesh është duke u përgatitur.

Pas

Vizitë surprizë/ Johnson udhëton drejt Kievit, ja çfarë diskutoi me Zelenskyn

Para

E rëndë në Tiranë/ Një grua hidhet nga kati i katërt, ndërron jetë në spital

Para
E rëndë në Tiranë/ Një grua hidhet nga kati i katërt, ndërron jetë në spital

E rëndë në Tiranë/ Një grua hidhet nga kati i katërt, ndërron jetë në spital

Të Gjitha

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

nga Fast News
11:00 | 17/07/2025
0

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

nga Fast News
10:00 | 17/07/2025
0

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

nga Fast News
09:30 | 17/07/2025
0

Nga eksperienca tek vizioni: Reflektime nga një dialog mes Olga Loskutova dhe Albana Vrioni

Nga eksperienca tek vizioni: Reflektime nga një dialog mes Olga Loskutova dhe Albana Vrioni

nga Fast News
09:00 | 17/07/2025
0

Recent News

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

11:00 | 17/07/2025
Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

10:00 | 17/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar