• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Fitoja shuma të mëdha” Braktisi universitetin për t’iu përkushtuar mafias, ‘zbërthehet’ kapo

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Fitoja shuma të mëdha” Braktisi universitetin për t’iu përkushtuar mafias, ‘zbërthehet’ kapo
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ai ishte dikur një nga ushtarët më të besuar të familjes mafioze njujorkeze Colombo.

Ndërsa sot pas 30 vitesh, ai ka hequr dorë nga ajo jetë dhe është shndërruar në folës dhe motivues publik.





Bëhet fjalë për Michael Franzese, i cili ishte një mafioz tipik i Nju-Jorkut të viteve 1980.

Si djali i një bossi, e zgjodhi shpejt rrugën që do të ndiqte në jetë, në gjurmët e të atit. i shkathët dhe i zoti, ai do të ngjiste shpejt shkallët e botës së krimit.

Pasi i ati i tij, John “Sonny” Franzese, u arrestua në vitin 1967, Michael la universitetin për t’iu përkushtuar Mafias. Nga ushtar, arriti të bëhej “kapiten” dhe fitoi para të madhe duke u marrë me tregtinë e karburanteve.

“Kam qenë një tip agresiv dhe isha me fat që dija sesi të përdorja atë jetë për të përfituar në biznes. Mësoja shpejt, dhe kisha një mësues të madh, tim atë, dhe dëgjoja me vëmendje. Kështu që e kuptova sesi mund të përfitoja nga ajo jetë. Kisha nuhatje për biznes. Kështu që rruga që ndoqa, duke u bërë sipërmarrës në atë lloj jete, më bëri që të fitoja shuma të mëdha parash, në të zezë dhe në disa biznese të ligjshme që kisha. Kur futesh në atë jetë, e nis si ushtar, ai është titulli zyrtar që merr pasi bëhesh pjesë e organizatës. Dhe në vitet 1980, bosi i familjes sime tha: “Mike, po bën një punë të mirë”, dhe më emëroi kapo”.

Fama që fitoi në radhët e Mafias bëri që të përmendej edhe në filmin e famshëm të vitit 1990 “Goodfellas”, me regji të Martin Scorsese.

Sot, 70-vjeçari shëtit botën dhe tregon jetën e tij të dikurshme. “Ndihem me shumë fat, tejet i bekuar që kam dalë nga ajo jetë, dhe që jam gjallë e i lirë. Ua them gjithmonë njerëzve, nëse je pjesë e asaj jete dhe vdes i moshuar dhe i lirë, atëherë mund të thuash që ke arritur diçka. E kam me të vërtetë. Sepse shumica e njerëzve që njoh që kanë bërë atë jetë, të gjithë, janë ose të vdekur ose në burg përjetë. Kështu që ndihem shumë e bekuar që ia kam dalë dhe që jam në gjendje të kem një jetë dhe familje, kam një grua që dashuroj, fëmijë që dashuroj dhe një karrierë”.

Megjithatë, Franzese pranon se jeta e mafiozit është joshëse për këdo. “Kur kujtoj atë kohë, njerëzit më thonë, Michael, a të mungon ndonjë gjë nga ajo jetë? Dhe përgjigja është po, më mungon. Dua të them, më mungon shoqëria që kishim me djemtë e mi. Për mua, në atë kohë, nuk kishte gjë më të fuqishme se kjo lidhje mes burrave, “unë të ruaj shpinën, ti timen”. Ishim shumë të afërt, një grup shumë i ngushtë. Më mungojnë ato kohë. Ishin kohë të bukura. Por, ta dini, kishte edhe shumë kohë të vështira, që tejkalojnë të mirat”.

Vendimi për të lënë Cosa Nostra-n, pasi kishte qenë pjesë e asaj bote për vite, sigurisht ishte i vështirë. “Duhet ditur që po shkelja betimin. Isha duke tradhtuar betimin që kisha bërë. Po zhgënjeja tim atë dhe në fillim u ndjeva tmerrësisht në faj. Kështu që pata këtë përplasje emocionesh dhe ndërgjegjeje. Bija për të vjetur duke vendosur të largohesha nga ajo jetë, dhe kur zgjohesha isha prapë i zhytur në të. Thjesht nuk mund ta kapërdija. Dhe e dija që pasi të largohesha vërtet, do të kisha probleme. Sepse nuk mund t’i shpëtosh asaj jete”.

Pasi doli nga burgu dhe publikimit të një libri me kujtimet nga jeta si mafioz, Franzese iu përkushtua fjalimeve publike, për të ndërgjegjësuar të rinjtë që të mos ndërmerrnin atë rrugë.

“Gjithmonë i kam pasur për zemër të rinjtë, dhe kam bërë burg. Kam kaluar shumë kohë në burg, me shumë të rinj në sistem. Përpiqesha të isha një mentor për ta dhe t’i ndihmoja. Dhe pasi dola nga burgu, më erdhi në mendje që të bëja të njëjtën gjë. Ndjeva se e kisha këtë përgjegjësi. Kështu që u flas të rinjve nëpër institucione riedukimi, u them se çfarë do të thotë që të bësh jetë rruge dhe sesi do të përfundojnë”.

“Nëse ka një gjë të mirë, është se njerëzit, sidomos ata të rrugës, e shohin Mafian, Costa Nostra-n, si bandën më të mirë në botë. Kështu që kur flas, më dëgjojnë. Kam besueshmëri tek ata. Dhe kjo është e rëndësishme. Mendoj se kam pasur mundësinë të lë shenjë të jashtëzakonshme tek të rinjtë në 25 vitet e fundit”.

Pas

E pabesueshme/ “Makina inteligjente” kap mat shoferin në këtë zonë të vendit, ja shpejtësia me të cilën po ‘fluturonte’

Para

Jeta jonë ndahet në 7 cikle, zbuloni cilin po jetoni tani

Para
Jeta jonë ndahet në 7 cikle, zbuloni cilin po jetoni tani

Jeta jonë ndahet në 7 cikle, zbuloni cilin po jetoni tani

Të Gjitha

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

nga Fast News
11:50 | 12/07/2025
0

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

nga Fast News
11:33 | 12/07/2025
0

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

nga Fast News
11:28 | 12/07/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
10:36 | 12/07/2025
0

Recent News

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

11:50 | 12/07/2025
Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

11:33 | 12/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar