• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“E pyes veten shpeshherë” Belind Këlliçi tregon arsyen pse e sulmoi Evi Kokalari

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“E pyes veten shpeshherë” Belind Këlliçi tregon arsyen pse e sulmoi Evi Kokalari
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi komentoi në një emision televiziv zgjedhjet brenda kësaj force politike.

Ai u shpreh se emra jashtë partisë, e sulmuan për të frenuar zgjedhjen e tij si nënkryetar i PD.

Sipas Këlliçit, edhe pse ai ishte më i votuari për anëtar të Kryesisë, xhelozia arriti të fitojë dhe të bindë demokratët që votuan për drejtuesit e lartë të PD. Me këto akuza, Këlliçi i referohet Evi Kokalarit, e cila prej një kohe të gjatë e sulmon publikisht duke kërkuar të që deputeti në fjalë të mos mbështetet nga demokratët.

“Dihet që në partitë politike fenomeni i xhelozisë është një fenomen vendimtar në momente të caktuara. Fakti që unë dola më i votuari për anëtar Kryesie xhelozoi jo pak njerëz dhe pati një lobim negative kundër emrit tim personal me njerëz jashtë Partisë Demokratike. Këta njerëz bombarduan opinionin publik me akuza dhe shpifje nga më të ndryshmet. Kjo, sepse mllefi ndaj të rinjve në politikë vijon prej disa emrave. Unë jam një njëri i bërë në politikë dhe nëse i kam dikujt detyrim për atë ku jam sot, ky është Forumi Rinor i Partisë Demokratike”, tha Këlliçi.

I pyetur për gjendjen e Partisë Demokratike, ku deputetët janë të ndarë në dy grupime, ai u shpreh se habitet me pozicionimin e Enkelejd Alibeajt. Sipas tij, Alibeaj është kthyer në një zëdhënës të Qeverisë.



“Një pjesë e deputetëve të PD që vijojnë të bëjnë lojën e Edi Ramës, të kryesuar nga zoti Enkelejd Alibeaj, nuk e kuptojnë faktin dhe realitetin politik brenda Partisë Demokratike. Ky realitet është i pamohueshëm. Që një pjesë e Grupit Parlamentar të mos njohë vullnetin e shumicës, mua kjo më duket vetëvrasje politike dhe në rastin më të keq shërbim ndaj qeverisë. E pyes veten shpesh herë përse i shërben Edi Ramës dhe nuk e gjej dot shpjegimin. Me çudit sesi një person që vjen nga shtresa e ish të përndjekurve politikë të bëjë zëdhënësin e Qeverisë”, deklaroi Këlliçi.

Duke u ndalur tek mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, deputeti i PD u shpreh se e përkrah si iniciativë, por marrëveshjet duhet të konkretizohen. Këlliçi u shpreh se bashkimin me Kosovën e përkrah vetëm në kuadrin e anëtarësimit të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

“Unë jam avokat i bashkimin me Kosovën si pjesë e Bashkimit Evropian. Sigurisht që mbledhja e dy qeverive është një lajm i mirë, por të mos mbeten vetëm në letër nismat. Uroj të konkretizohen për t’i shërbyer shqiptarëve në të të dyja trojet”, tha ai.

Pas

Nuk përmbahet Rama: Po e detyruan Kosovën për luftë, bashkohemi dhe ne

Para

Historia tragjike e 12-vjeçares në Britani, brenda një natë u për dhunua 15 herë nga 8 meshkuj

Para
Historia tragjike e 12-vjeçares në Britani, brenda një natë u për dhunua 15 herë nga 8 meshkuj

Historia tragjike e 12-vjeçares në Britani, brenda një natë u për dhunua 15 herë nga 8 meshkuj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

nga Fast News
12:16 | 14/12/2025
0

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

nga Fast News
12:10 | 14/12/2025
0

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Recent News

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

12:16 | 14/12/2025
Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

12:10 | 14/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar